Pandemia e koronavirusit anulon edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel

  • G.G /
  • 22 July 2020 - 12:13
Pandemia e koronavirusit anulon edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas fondacionit, kjo është hera e parë që nga viti 1956 që ceremonia e lavdishme është anuluar.

Fondacioni Nobel, që administron Nobel, të martën anuloi ceremoninë tradicionale që mbahet çdo dhjetor.

Vendimi u mor për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe sipas Fondacionit, ceremonia e ndarjes së çmimeve do mbahet në forma të tjera.

Eventi tradicional shënon fundit e të ashtuquajturës Java e çmimeve Nobel.

“Ky është një vit shumë i veçantë ku  të gjithë duhet të bëjmë sakrifica dhe të përshtaten me rrethanat plotësisht të reja,”– tha në një deklaratë drejtori i fondacionit Nobel, Lars Heikensten.

Heikensten la të kuptohej që fituesit do të merrnin çmimet në vendet e tyre të lindjes ose në ambasada.

Tradicionalisht, fituesit e çmimeve bashkohen me familjen mbretërore suedeze dhe rreth 1.300 të ftuar të tjerë në një banket në bashkinë e Stokholmit pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, që mbahet në 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimeve Alfred Nobel.

Fituesit zakonisht japin fjalime gjatë darkës.

Shpallja e çmimeve (Nobeli për Mjekësinë, Fizikën, Kiminë, Letërsinë, Paqen dhe Ekonominë) është planifikuar të mbahet mes datave 5 dhe 12 tetor.

(Kosova Sot Online)