Ndahen çmimet për kinematografi nga Ministria e Kulturës

  • A.P /
  • 07 September 2020 - 16:39
Ndahen çmimet për kinematografi nga Ministria e Kulturës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot çmimet për kinematografi për regjisorët Ekrem Kryeziu e Samir Karahoda.

Ministrja e Kulturës ka lajëmruar gjatë ditës së sotme me anë të një statusi se ministria që ajo udhëheq kanë ndarë çmimet për më të mirët e kinematografisë për këtë vit.

Vlora Dumoshi ka njoftuar se çmimi për regjisorin më të mirë të këtj viti i ka shkuar regjisorit Samir Karahoda.

Ndërsa regjisori dhe dramaturgu Ekrem Kryeziu është nderuar me çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore ‘Bekim Fehmiu’, për kontributin e tij në filmin dhe artin shqiptar.

Dumoshi ka uruar fituesit, duke thënë se këto çmime janë një mirënjohje institucionale për punën që bëjnë njerëzit që merren me kinematografi në vendin tonë.

(Kosova Sot Online)