Përgatituni 'My love story' po vjen me shumë protagonistë

  • A.P /
  • 29 March 2021 - 13:31
Përgatituni 'My love story' po vjen me shumë protagonistë

Një emision kushtuar dashurisë, i emërtuar "My love story", me ide nga Meti Bërbatovci, po vjen për audiencën shqiptare, konkretisht i fokusuar tek rinia shqiptare e diasporës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Bërbatovcit, i cili edhe do të moderojë, ky emision do jetë një laborator i emocioneve, ku ka me pas dashuri, shoqëri, takime të ndryshme të jetës. Një grup rinor edhe beqarë, ku do ta jetojnë një aventurë të paharrueshme. Shumë biseda dhe aktivitete i pret kjo eksperiencë.

Image

"Një emision,  ku kanë me qenë shqiptar e shqiptare të Zvicrës, protagonistë të një reality show! Një laborator i emocioneve, ku ka me pas dashuri, shoqëri, takime të ndryshme të jetës. Një grup rinor edhe beqarë ku do ta jetojnë, një aventurë të paharrueshme. Shumë biseda dhe aktivitete po i pret kjo eksperiencë, ka theksuar Meti Bërbatovci, në një prononcim për "Kosova Sot Online".

Image


Vlen të theksohet, se "My love story", është një talk show dashurie, i cili sjell histori të vërteta dhe të gjalla të njohjeve mes të rinjve . Ashtu sikundër ato ndodhin në jetën reale, pa filtra. Aty paraqitet zhvillimi i njohjeve të reja mes protagonistëve, por trajtohen edhe fenomene që ndodhin çdo ditë në shoqërinë tonë, përtej shkëlqimit të televizionit.
E tëra që ju duhet të bëni, është ta ndiqni emisionin i cili shumë shpejt pritet të prezantohet edhe për audiencën shqiptare.

(Kosova Sot Online)