Ansambli Nacional në RMV uron shqiptarët me rastin e 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

  • A.P /
  • 10 June 2021 - 14:58
Ansambli Nacional në RMV uron shqiptarët me rastin e 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

Ansambli Nacional shqiptar i këngëve e valleve popullore në RMV, me rastin e 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Lidhja Shqiptare e Prizrenit është rruga drejt krijimit të shtetit shqiptar më 1912 që u parapri nga unifikimi i alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit më 1908", thuhet ndër të tjera në komunikatë.

 

Sot mbushen 143 nga Lidhja shqiptare e Prizrenit- forca më e madhe e organizuar shqiptare që i parapriu kongresit të forcave Evropiane ( atij të Berlinit) që ndikoi jo vetëm në ngritje të vetëdijes kombëtare, por edhe të asaj intelektuale e kulturore andaj pikërisht më 1878 krijohet edhe banda e parë frymore në Shkodër, krijuar nga Xhovani Kanale udhëheqja e së cilës iu besua më pas Palok Kurtit.

Postimi i plotë:

Urime për të gjithë shqiptarët 143 vjetori i Lidhjes së Prizrenit


Të nderuar shqiptarë, vëllezër e motra!
Sot mbushen plot 143 vite nga Lidhja shqiptare e Prizrenit, lëvizja më e fuqishme e organizuar shqiptare kur figurat më të ndritura të kombit nga të gjitha trevat si: Isa Boletini, Jashar bej Shkupi, Haxhi Zeka, Ali pashë Gucia, Dedë Gjon Luli, Sylejman Vokshi, Abdyl Frashëri, Hasan pashë Tetova,Ymer Prizreni,Iljaz Pashë Dibra e shumë atdhetarë idealistë të cilët u bënë bashkë në momentet vendimtare për kombin dhe artikulimin e kërkesave për zgjidhje të çështjeve jetike për shqiptarët.

 

Sot mbushen 143 nga Lidhja shqiptare e Prizrenit- forca më e madhe e organizuar shqiptare që i parapriu kongresit të forcave Evropiane ( atij të Berlinit) që ndikoi jo vetëm në ngritje të vetëdijes kombëtare, por edhe të asaj intelektuale e kulturore andaj pikërisht më 1878 krijohet edhe banda e parë frymore në Shkodër, krijuar nga Xhovani Kanale udhëheqja e së cilës iu besua më pas Palok Kurtit.

 

Pavarësisht sfidave dhe mbetjes jashtë kufinjëve të pjesës së madhe të tokave shqiptare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit është rruga drejt krijimit të shtetit shqiptar më 1912 që u parapri nga unifikimi i alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit më 1908. Sot truallsia shqiptare është e bashkuar më shumë se kurdoherë më parë dhe kjo ndjehet si në rrafshin politik, arsimor dhe atë kulturor.

 

Duke qenë se me Lidhjen e Prizrenit jam lidhur emocionalisht që në moshë shumë të re i ushqyer nga rrëfimet për të parin e fisit tim Sylejman Vokshin, kam nderë e privilegj që sot si drejtues i Ansamblit Nacional shqiptar të këngëve e valleve popullore në RMV- institucion ky me peshë kulturore e kombëtare t’iu uroj të gjithë shqiptarëve 10 qershorin me përkulje dhe nderim për të gjithë idealistët e mëdhenjë të kombit të cilët janë protagonistë të historisë shqiptare dje dhe sot duke mbetur model për rrugën e së ardhmes!


Meqenëse në tipologjinë e këngëve autoktone, ato që i dedikohen Lidhjes së Prizrenit paraqesin kategori të veçantë sot për ju të dashur vëllezër e motra po sjellim një nga më të bukura të repertorit të kompozitorit dibran Musa Piperku. 
“Në Prizren n’ma t’bukrin vend”  e kompozuar më 1978 realizuar nga Trupa e Ansamblit dhe solisti ynë Agron Kalisi le të jetë urimi që shqiptarë të jenë çdoherë bashkë drejt qëllimeve madhore! 


Drejtor i ansamblit
Shkodran Tolaj

(Kosova Sot Online)