Maratona e prezantimit të ansamblit vazhdon në qytetin Vielha

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 14:21
Maratona e prezantimit të ansamblit vazhdon në qytetin Vielha

Në vendin malor me një pamje magjepëse është prezantuar sonte Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV! Program 90 - minutësh i cili do përgatitje e kondicion për të qenë në formë të duhur profesionale. Ansambli edhe sonte shkëlqeu. Shtesë nga programi i natës së mbrëmshme u këndua “Brahim Keta” nga Agron Kalisi.
Në fund të programit të ngjeshur me motive të veriut, Shqipërisë se mesme, jugut, motive nga Republika a Maqedonise se Veriut, këngë e instrumentale nga kompozitorët tanë krijuan atmosferë të mrekullueshme në publikun e pranishëm dhe organizatorët të cilët për artistët tanë ndanë dhurata të shumra, lule, libra nga qyteti pëcjellur me urata e fjalë vlerësimi të pafund për artin e bukur shqiptar dhe nivelin profesional të përgatitjes së trupës!
500 spektatorë për më shumë se 90 minuta kanë duartrokitur pandërprerë!


Në fund të programit në skenë u ngjit drejtori Shkodran Tolaj i cili të pranishmëve u shpreh “Përshëndetje i dashur publik, pershendetje artdashës, përshëndetje udhëheqës i këtij qyteti prallorë. Faleminderit për këtë pritje madhështore e për dashurinë pakursim që na dhuroni. Sot është ditë e veçantë për të gjithë ne sepse pikerisht para 5 viteve u shejtërua nëna jonë - Nënë Tereza. E them Nëna jonë sepse ne të gjithë kemi lindur aty ku ka lindur edhe Nënë Tereza. Misioni ynë si ansambël është ta njohim e të na njeh bota dhe të shperndajmë dashuri e paqe permes artit e kulturës sonë. Faleminderit nga zemra dhe zoti qoftë me ju”.

Në këtë moment si këmbim të simboleve dhe bashkimit ndërkulturor drejtorit Tolaj iu vesh xhamadani i vendit Vielha kurse kryetarjes Maria Verges iu vendos plisi shqiptar me llogon identifikuse të ansamblit. Derisa duartrokitjet nuk pushonin në shenjë falemnderimi e respekti drejtori Tolaj, pa përcjellje instrumentale interpretoi një nga këngët më të njohura për tenorë “Granada” kompozuar në vitin 1932 nga Augustin Lara. Me këtë interpretim mbresëlënës e befasues për publikun që shprehte admirim deri në përkulje u mbyll nata e sontme që dëshmoi se arti është ura më e mirë e lidhjes në mes vendeve e popujve dhe gjuha më universale e botës pa kufinjë!


(Kosova Sot Online)