Drejtori i ansamblit shqiptar ndau mirënjohje për punëtorët më të dalluar të vitit 2021!

  • A.P /
  • 28 December 2021 - 13:38
Drejtori i ansamblit shqiptar ndau mirënjohje për punëtorët më të dalluar të vitit 2021!

Drejtori i ansamblit shqiptar Shkodran Tolaj ndau mirënjohje për punëtorët më të dalluar të vitit 2021!

Në një atmosferë festive dhe nën petkun kombëtar, sot në zyrat e Ansamblit shqiptar, në prag të festave të fundvitit, drejtori Shkodran Tolaj ka ndarë mirënjohje për 4 punëtorët më të dalluar të cilët në vitin 2021 kishin performanca të shkëlqyera në raport me punën dhe institucionin si në aspektin profesional ashtu edhe njerëzor! Kohë më parë është bërë edhe vlerësimi i punëtorëve dhe sipas performancës së gjithë vitit me plot meritë mirënjohje morën 3 punonjës nga sektori i valleve: Bali Saliu, Albana Metallari, Jeton Ferati dhe një nga sektori i solistëve: Salajdin Miftari! Ansambli këto mirënjohje i dha me motivacion “për punën dhe sjelljen shembullore gjatë vitit 2021”

Drejtori Shkodran Tolaj me këtë rast i përgëzoi katër artistët që kanë nderuar veten dhe institucion duke u bërë shembull dhe motiv edhe për anëtarë tjerë të ansamblit!


(Kosova Sot Online)