22-vjeçari ndërron jetë për shkak të goditjes elektrike që mori duke mbushur telefonin

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 16:52
22-vjeçari ndërron jetë për shkak të goditjes elektrike që mori duke mbushur telefonin

Një burrë 22-vjeçar ka vdekur si rezultat i goditjes elektrike, gjersa ishte duke e mbushur telefonin në shtrat.

Viktima e paidentifikuar ishte vetëm në banesën e tij, duke pritur më vizitë një të afërm në provincën Nakhon Ratchasima të Tajlandë, mbrëmën e të hënës.

Anëtari i familjes arriti të gjejë njeriun të shtrirë në shtrat duke mbajtur pajisjen e tij, e cila ishte ende e lidhur me prizmin e rrymës.

Ai u gjet me shenja djegieje në duart e tij. Autopsia zbuloi se viktima kishte vdekur pesë orë përpara se të arrinte i afërmi, sipas raporteve. 

(Kosova Sot Online)