Rihanna dhe ASAP Rocky drejt martesës?

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 17:16
Rihanna dhe ASAP Rocky drejt martesës?

Marrëdhënia e Rihanna-s dhe të dashurit ASAP Rocky po bëhet serioze dhe thuhet se viti 2022 mund të jetë vit i mrekullueshwm për dyshen!

Dyshja e njohur festuan Vitin e Ri së bashku në shtëpinë e tyre në Barbados dhe sipas burimeve, 2022-shi mund të jetë viti që ata do të thonë: “PO”.

Në fakt, një burim i afërt me këngëtaren nga Barbados tha për “HollywoodLife” se është vetëm çështje kohe para se ASAP t’i propozojë.

“Rocky e ndjen absolutisht se Rihanna është personi i përsosur për të dhe ai nuk mund ta imagjinojë jetën e tij pa të. Ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët. Ata e dinë se është diçka që të dy e dëshirojnë”, zbuloi burimi. “Pavarësisht se romanca e tyre po nxehet aq shpejt sa ka qenë, ata kanë pasur kohë për të hedhur themelet për një marrëdhënie të shkëlqyer pasi kanë qenë miq për kaq shumë kohë përpara se të lidheshin.”

Siç e dinë fansat, babai i ndjerë i Rocky-t është nga Barbados, dhe ai ka ende disa që jetojnë në ishull.

Në janar 2020, Rihanna dhe Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, e bënë publike romancën e tyre. Dhe që atëherë ata janë shfaqur gjithnjë e më shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.


(Kosova Sot Online)