Besiana Mehmedi model i një profesoreshe të sukseshme

  • A.P /
  • 07 April 2022 - 20:56
Besiana Mehmedi model i një profesoreshe të sukseshme

Artistja Besiana Mehmedi është model i një profesoreshe të sukseshme e cila me dinjitet e ushtron profesionin në Universitetin Shtetëror të Tetovës tash e sa vite, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Besiana është përkushtuar për të ofruar arsim cilësor, që të përgatis profesionistë të kualifikuar, hulumtues te përkushtuar dhe qytetarë të edukuar e të përgjegjshëm për të zhvilluar një karrierë profesionale dhe për të udhëhequr një jetë produktive.


Mehmedi trajton dinjitetin e secilit student/e me respekt, ndershmëri, barazi dhe integritet, duke përkrahur lirinë akademike.

Goditja e profesoreshës në dy ditët e fundit pa asnjë fakt se "dikë paska kapur për fyti", është edhe një dështim i disa mediave që nuk merren me të vërtetën derisa studentë e tillë shihet që kanë motive personale por edhe prapavijë politike.

Për ta përmbyllur me thënien e Faik Konicës: Shqiptari krejt t'i fal por suksesin jo.

Image

(Kosova Sot Online)