Modeli nga Zvicra përfaqëson Shqipërinë në Filipine

  • A.P /
  • 04 September 2022 - 18:57
Modeli nga Zvicra përfaqëson Shqipërinë në Filipine

Pasionin e tij për modeling Boris Gurtner nga Zvicra po e jetëson tash e sa vite, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka qenë pjesmarrës në disa evenimente të modës ndërsa së fundmi është përzgjedhur për ta përfaqësuar Shqipërinë në "Mister International" në Filipine që njihet edhe si konkursi i misterave ndër më të njohurit në botë.

Nëse jeni kureshtar se pse kjo zgjedhje, atherë ju informojmë se Boris, babin e ka zvicran derisa nënën me prejardhje shqiptare me mbiemrin Hoxha. 

Ndryshe 22 vjeçari Gurtner i kushton shumë rëndësi palestrës derisa krahas modelingut ai synon edhe fushën e marketigut.

Kujtojmë se "Mister International" në Philippines organiziohet nga data 22 deri më 30 tetor 2022 derisa modeli Boris Gurtner synon padyshim njërin nga çmimet e spektaklit.

Image
Image

(Kosova Sot Online)