Samedi njëri nga pretendentët për ta fituar 'I’ts my home'

  • A.P /
  • 04 October 2022 - 21:39
Samedi njëri nga pretendentët për ta fituar 'I’ts my home'

Samed Feka është me dy këmbët në botën e televizionit, tentativa e tij për të qenë fytyrë publike tashmë është e realizuar plotësisht.

Nga “Detektivi” në “I’ts my love”, e tani në shoun real “I’ts my home”, ku shikuesit mund ta shohin në  24/24, Samedi vijon të jetë protagonist, ani pse tejet i kryqëzuar.

I bullizuar, i “masakruar” nga komentet negative, i etiketuar edhe nga vetë banorët e tjerë, pa kredibilitet, ama sërish në shou.

Samed Feka është një nga mijëra njerëzit në Kosovë që me naivitetin e tyre famën e perceptojnë si diçka magjike, të jashtëzakonshme, si shpëtim nga çdo gjë.

 

Samedi e ka realizuar fjalë për fjalë dëshirën për të qenë i famshëm, por i ka hapur vetës shumë punë duke e ekspozuar deri në detaje karakterin e tij. Atë që dikur e kanë njohur thjesht si Samedi i filan fshatit a filan mëhallës, sot e njohin në pëllëmbë të dorës të gjithë.

Megjithatë Samedi mbetet njëri nga pretendentët për ta fituar shoun real 'I’ts my home'

Image

(Kosova Sot Online)