Monika Salihu: Aq shumë kemi këngëtarë, saqë një pjesë të madhe të tyre nuk i njoh

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 13:00
Monika Salihu: Aq shumë kemi këngëtarë, saqë një pjesë të madhe të tyre nuk i njoh

Intervistë me yllin e muzikës Monika Salihu

Monika Salihu është ndër këngëtaret më të njohura të estradës. Pasionin e saj për muzikë e filloj si fëmijë, duke publikuar albumin e parë në moshën 14 vjeqare.

Ndër vite ka publikuar këngë solo dhe duete derisa vetën e ka sprovuar dhe në festivalet më në zë të kohës, duke u kurorëzuar dhe me çmime.

Ishte viti 2002, kur Monika merr pjesë në "PoliFest" me këngën "Mesohuni" derisa me "Tip narcizoid" në po këtë festival e fitoj vendin e parë në vitin 2005.

Pas një pauze, Monika Salihu ka vendosur t'i rikthehet fuqishëm skenës duke e sfiduar vetën në muzikën popullore.

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot", si rrallëherë ajo rrëfëhet për jetën dhe karrierën e saj ndër vite.

Se cila ishin peripetitë e këngëtares Monika Salihu, do t'i kuptoni  duke lexuar intervistën në vijim...

"Kosova Sot Online": Pas një pauze relativisht të gjatë iu riktheve skenës me këngën "Shpirt" dhe me disa popturi të realizuara me rastin e festave të fundvitit. Si e le dikur dhe si e gjete estradën shqiptare sot?

Monika Salihu: Si e lashë? E lashë me shumë më pak këngëtarë e gjeta më çdo i dyti këngëtarë. (Qeshet). E lashë pa you tube e rrjete sociale, tani e gjeta me çdo gjë virale që sot janë në trend. Megjithatë këto suksese janë afatshkurtër, ashtu siç ngritesh edhe mund të biesh. Mos të filloj tani me kritika, sepse kam premtuar se nuk do të flas si më parë, tani jam më e pjekur, sprovat e jetës. Pavarësisht të gjithave, muzika jonë në Kosovë, sidomos modernja, ka shumë vlera, vetëm jemi një shtet i izoluar, s'ka mundësi të hynë as ufot te ne, e lerë më me dal me u prezentu diku. Kemi vlera që ndoshta nuk i ka dhe bota, si për muzikë moderne, si për pop e si për rock, jemi të lindur dhe s'ka fjalë, vetëm uroj të dëpërtojm jashtë pasi ajo është ëndrra e të gjithë këngëtarve, sidomos të rinjeve që të prezantohen, jo vetëm Rita Ora dhe Dua Lipa pasi ato vetëm kanë lindur atje, kemi këngëtarë me potencial që mund të arrijnë por kemi edhe të atillë që i thojnë vetës këngëtarë por nuk janë dhe s'kanë të bëjn me muzikë. Derisa sa i përket këngëve të fundit që kam realizuar, "Poturitë" dhe kënga "Shpirt", kanë qenë të realizuara me shpejtësi sepse pasi u rikthevea ia premtova vetës dhe publikut se çfarë kam premtuar duhet ta realizoj,. Jam e kënaqur me orkestrimet, janë covera shumë të bukur, publiku i ka pritur mirë, tani po eksperimentoj me populloren e mirëfilltë që po duket se po shkon mirë dhe nuk kemi nevojë me bastardu pasi kemi këngë shumë të mira. Tani jam duke punuar edhe projekte tjera të cilat do të publikohen gjatë vitit.

Image

"Kosova Sot Online": Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Monika Salihu: Unë kam lindur në Prishtinë, deri në klasën e katërt kam jetuar këtu, pastaj në vitin 1996 në kohën e okupatorit, u larguam për në Shkup për një kohë pasi babain e kërcënuan. Dhe as ne vetë se kemi pritur që do t'jetojmë atje plot 12 vjet. Prandaj jeta ime me Shkupin është ende e lidhur, pasi axhallarët të mi jetojnë atje, shkollën fillore dhe deri vitin e tretë të shkollës së mesme i kam mbaruar atje. Pra kohën më të mirë, që njeru i përjeton emocionet më të sinqerta unë i kam shijuar në Shkup. Po atje kam filluar hapat e parë në muzikë, kam publikuar albumin e parë në moshën 13 vjeqare, kam marr pjesë në festivale si "Nota fest", jam vlerësuar me çmime. Më kanë menaxhuar firmat më të mëdha si "Vodafon" , që asnjëherë nuk ua harroj. Të kanë çmuar shumë si artist. Po ashtu jam marr edhe me sport, me karate kam korrur shumë suksese, kam qenë kampione në Evropë, pra me të dyja jam marr paralelisht dhe në të dyja kam arritur rezultate. E kam dashur suksesin, e kam dashur punën. Më shumë jam ndjerë e lumtur sa isha në Shkup sesa kur u ktheva në Prishtinë, në vendlindje duke menduar se do të jem shumë më e përkrahur por më ka ndodhur e kundërta. Unë isha mësuar të më menaxhonin njerëzit në karrierë, jo me trokit çdo ditë në derë, një me tu hapë e tjetra me tu mbyllë ose asnjëra mos të hapet edhe ka qenë një vështirësi për mua sa i përket muzikës, dy vite kanë qenë shumë të rënda këtu. Pastaj filluan angazhimet, publikova albumin e dytë... Por ajo që më kujtohet mua padyshim është se Shkupi ka qenë pjesa më e mirë e adoleshencës dhe sukseset më të mëdha i kam pasur atje pastaj dhe në Prishtinë. Pakëz stagnova por pastaj prap fillova me "Tip narcizoid", "Do ta marr zemrën", "Qika e bokserit", prap u ngrita dhe nuk u dëshprova. Kanë qenë dhjetë vite të mira në Prishtinë.

Image

"Kosova Sot Online": "Tip narcizoid" e publikuar në vitin 2005 mbetet një hit i padiskutueshëm që i ka rezistuar kohës, një pasaportë për karrierën tuaj, si lindi kjo këngë me të cilën ishit pjesmarrëse edhe në "Top fest 2"?

Monika Salihu: "Tip narcizoid", ka qenë kënga më e mirë e imja, hiti që u pëlqye nga publiku. Me të cilin edhe fitova "Polifestin", poashtu mora pjesë edhe në "Top fest". Njerëzit e njohin këtë edhe si "Hajde hajde tash", dhe defenivisht mbetet kënga ime më e mirë.

Image

"Kosova Sot Online": Poashtu një këngë tjetër që u pëlqye nga publiku ishte dhe "Qika e bokserit", e cila të lidh emocionalisht edhe ty pasi i kushtohet legjendës së boksit Aziz Salihut, në këtë rast a mund të na tregoni si kanë qenë emocionet e tua kur e ke këndu dhe si e ka prit babai juaj kur e ka dëgju?

Monika Salihu: Defenetivisht, emocioni, teksti, s'kanë fjalë. Kur e pata publiku atë këngë janë emocionuar për prindërit e tyre, pasi ajo këngë i kushtohet babait për njeriun e dytë më të dashur në jetë pasi nëna është një, s'ka fjalë. Por unë në këtë rast i kam kënduar edhe legjendës së boksit shqiptar Aziz Salihut. Përveq se jam krenare që e kam babë, e kam merituar ta ketë një këngë nga vajza e vetë. Lam menduar t'ia bëj edhe dyshin por shpresoj që këtë ta realizoj mbesa e vetë, vetëm uroj ta ketë shëndetin. Me "Qika e bokserit" unë njihem si Monika Salihu në të gjithë shqiptarinë, kudo ku jetojnë. Edhe unë qëllimisht e kam thënë se dua të njihem si qika e bokserit. Në atë kohë ishin disa gazetarë që më pyetnin a të pengon që identifikohesh me këtë term, prandaj edhe mbetet këngë e pavdeskshme. E kam risjellur dhe prap është pritur shumë mirë nga publiku.

Image

"Kosova Sot Online": Festivalet dikur ishin në trend ku edhe ju ishit pjesë e tyre, përmendim këtu "Poli Fest", "Top Fest", derisa sot në Kosovë janë shuar tërësisht, në Shqipëri vijojnë të jetë aktiv "Festivali i RTSH-së" dhe "Kënga Magjike", a e keni menduar t'i riktheheni festivaleve apo për Monikën nuk zgjojnë më kërshëri festivalet?

Monika Salihu: Unë defenetivisht kam qenë "nëna e festvaleve", kisha dëshirë të marr pjesë në festivale dhe kam marr pjesë në disa prej tyres si " Top fest", "Polifest", "Showfest", "Kënga Magjike", i vetmi është festivali i fundvitit në Rtsh, ku e kam ëndërr të marr pjesë, të cilë e kanë edhe këngëtarët e tjerë. Por si e ceke vetë, duke marr parasysh dallaveret që bëhen. Megjithatë e kisha bërë një hap, kisha marr pjesë, veq me realizu dëshirën, nuk ka rëndësi gjithmonë çmimi, por e rëndësishme është prezantimi i denjë. Festivalet për mua kanë qenë pikë e dobët por aktualisht nuk e kam plan të marr pjesë në ndonjë. Tani pas rikthimit qëllimi im është të publikoj sa më shumë këngë, shpirtërisht dua të këndoj live në mbrëmje, dasma, emisione. Ky është synimi im për momentin.

Image

"Kosova Sot Online": Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Monika Salihu: Për mendimin tim dhe njerëzit që e kuptojnë muzikën pa vokal kot paraqitesh. Nëse ke vokal dhe provokon sot pranohesh nga publiku por nëse nuk ke vokal e dëshiron të arrish me provokime sot nuk mund të arrish asgjë. Ka ardh koha që sot nuk iu interesojnë asetet e askujt, ju intereson mesazhi, ngjyra dhe kënga e veqantë. Ka filluar të kërkohet vlera. Sot Beyobce zhvishet por asaj i rrjedhin miliarda, këtu tek ne nuk është nevoja pasi nuk i kemi ato të ardhura. Ato që i marrim ne i harxhojmë për dy ditë, ku po jetë fytyra pastaj nëse provolon duke u ekspozuar.

Image

"Kosova Sot Online": Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një duet?

Monika Salihu: Derisa kam ndryshuar stil, dëshiroj të përfaqsohem me popullore pa dalur edhe nga zhanri im, pasi kam premtuar se do të bëj edhe një ose dy këngë në vit për stilin tim. Kam dëshirë të kem këngë moderne me videoklipe. Sa i përket muzikës popullore, kam dëshirë të kem bashkëpunime me këngëtarë të mirëfilltë si: Sinani, Dani, Afrimi, e të tjerë të këtij niveli që shpresoj në të ardhmen t'i realizoj nga një me secilin që t'i kem kujtim. Sa i përket muzikës moderne, e kam mik Mc Kreshen ndoshta do ta kishim bërë një këngë në duet në të ardhmen. Poashtu më pëlqen muzika e Mjakut, Dafina Zeqirit, Elvana Gjatës e të tjerë.

Image

"Kosova Sot Online": A e ka trashëguar vajza juaj talentin për muzikë dhe sa mendoni se ka prespektivë për ta zhvilluar profesionin në vendin tonë?

Monika Salihu: Mendoj se pakëz po. Ajo vallëzon mirë, ka vesh dhe nuk stonon ta shohim kur të rritet. Por aktualisht me vallëzimin e ndjen edhe pse unë personalisht kam dëshirë të bëhet aktore. Në këtë pikë uroj ta rrisim jashtë vendit sepse këtu tek ne nuk ka prespektivë. Kur nuk i ke kushtet bazë ti dëshprohesh qysh në fillim me vitin e parë kur ta fillosh shkollën. Kur nuk ke shpresë devijon shoqëria, pothuajse çdo i ri sot po dëshprohet. Në perëndim e ke mundësinë, s'je i mirë thonë jo, je i mirë thonë po. Derisa te na ndodh e kundërta: S'je e mirë ti je aty, je e mirë ti s'ke vend aty.

Image

"Kosova Sot Online": Viteve të fundit muzika shqipe është vërshuar nga këngë kushtuar tezeve e hallave/A mendoni se kjo temë është stërkonsumuar dhe është bastarduar tej mase nga një pjesë e këngëtarve?

Monika Salihu: Tezet e hallat janë shumë të vlefshme në jetën tonë por unë s'jam n'rrjedha shumë të këtyre këngëve. Megjithatë, dikujt edhe i ka hije si motrave Mustafa, por të ngriten të gjithë t'i këndojnë hallave e tezeve është e tepërt. E vetmja temë që nuk bastardohet asnjëherë është për nënën, besoj që në të ardhmen edhe unë do t'ia kushtoj një këngë nënës.

Image

"Kosova Sot Online": Ndër vite keni publikuar disa këngë, por më të dashurat për publikun vijojnë të mbetën "A po don ti pak", "Wow", "Qika e bokserit" "Do ta marr zemrën" "Bota ime", por në këtë rast cila mbetet kënga që Monika e ka më për zemër?

Monika Salihu: "Qika e bokserit" padyshim sepse ia kam kushtu babait por "A po don ti pak", "Wow", janë RNB, pastaj në album kam pasur shumë këngë të mira me Mc Kreshën, Goldin, Faton Dolakun. Janë disa këngë që edhe sot me i risjell bëhen hite pasi kanë qenë stil.

Image

"Kosova Sot Online": Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual apo duhet ndryshime urgjente?

Monika Salihu: Mua po më pengon që ka shumë këngëtarë. Po më duket që çdo familje e ka nga një këngëtar. Unë këndoj tash e sa vite dhe nuk mund t'i them vetës këngëtare sepse ka shumë peshë kjo fjalë. Ndonjëherë them se ata që kanë studiuar janë dhe jo ata që nuk dinë të këndojnë e sot i thojnë vetës këngëtarë. Aq shumë kemi këngëtarë, saqë një pjesë të madhe të tyre nuk i njoh. Ata këngëtarë që tash e 20 vite janë standart në skenë, unë i çmoj tepër por sot ka edhe prej atyre që dëgjohen nga publiku dhe e kanë bastarduar muzikën.

Image

"Kosova Sot Online": Cila është motoja që përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Monika Salihu: Unë kam dëshirë t'i shoh njerëzit me shpresë për jetë.Shpresa për jetë niset prej mirësisë që e mban brenda në shpirt. Nuk bën njeriu të jetë i hidhëruar edhe pse jeta ka vështirësi, nuk bën të përqosh mesazh të keq tek tjetri. Mos të gjelozojmë, mos të hakmerremi dhe mos të urrejmë, sepse vetëm vetës i bëjm dëm. Në këtë botë askujt nuk mund t'i bësj keq me mendimin tënd negativ, ti vetëm vetën tënde e izolon. Në mëngjes nuk e do vetën, në drekë nuk e do familjen, në darkë nuk e do nënën, si rezultat ti nuk e do vetën. Fillojeni ditën me Bismilah, me buzëqeshje dhe mos e urreni askënd pasi vetën tuaj e dëmtoni. Shijojeni jetën deri në fund.Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)