Maloku: Mungesa e sundimit të ligjit, me efekte të rënda

  • 11 October 2017 - 20:25
Maloku: Mungesa e sundimit të ligjit, me efekte të rënda

Përfaqësuesi i Shoqatës së Naftëtarëve, Ramadan Maloku, ka thënë për "Kosova Sot' se indikatori kryesor i mbylljes së bizneseve te ne edhe më tej mbetet mungesa e sundimit të ligjit në vendin tonë. Sipas tij, kjo po i tremb investitorët vendorë e të huaj që të investojnë këtu te ne dhe po i detyrojnë ata që t'i mbyllin bizneset e tyre, andaj për pasojë tonën e kemi edhe këtë rritje të shifrave të mbylljes së bizneseve nga viti në vit. "Në çdo raport ndërkombëtar, që ka folur për Kosovën, është potencuar mungesa e sundimit të ligjit, por edhe krimi i organizuar dhe korrupsioni shumë i madh nëpër të gjitha nivelet e institucioneve, ndër indikatorët kryesorë që po i detyrojnë bizneset që të shuajnë veprimtarinë e tyre ", u shpreh më tej Maloku. "Bizneset, në veçanti ato të vogla dhe të mesme, shumë herë tregojnë se një arsye tjetër që vjen deri te falimentimi, është edhe krijimi i monopolit të kompanive të mëdha", theksoi Ramadan Maloku.

(Kosova Sot)