Erdogan përfundon vizitën në Serbi, përcillet nga Vuçiq

  • 11 October 2017 - 21:15
Erdogan përfundon vizitën në Serbi, përcillet nga Vuçiq

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka përfunduar sonte vizitën e tij dy ditore në Serbi.

Është pikërisht presidenti serb, Aleksandar Vuçiq I cili e ka shoqëruar Erdoganin në aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd.

Erdogan ka arritur në aeroportin e Beogradit me helikopter, duke u përshëndetur me Presidentin e Serbisë.

Duhet përkujtuar që përgjatë vizitës së tij në Serbi, Erdogan ka premtuar edhe investime marramendëse në shtetin serb si dhe vizita e tij u përcoll me siguri të lartë./

(Kosova Sot)