VV u dënua me 5 mijë euro, por prapë s’i liron hapësirat e uzurpuara
Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka larguar kioskat e bardha në shesh dhe në disa pjesë të tjera të qytetit, edhe pse për këtë u gjobit me 5.100 euro.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kioskat e VV’së me të cilat subjekti i Shpend Ahmetit po uzurpon hapësirën publike.
LVV gjatë fushatës së saj në kryeqytet, ka vendosur kioska në shesh, në trotuare, para New Born-it dhe në disa lagje të Prishtinës. Për këtë ajo u dënua me 5.100 euro.
Por, Vetëvendosje nuk e ka marrë parasysh dënimin nga PZAP dhe kioskat e kësaj partie edhe më tutje po zënë hapësirat publike.
(Kosova Sot)