Çifti kanibal hëngri 30 njerëz, policia shokon me atë që u zbulua nga ADN

  • 12 October 2017 - 14:30
Çifti kanibal hëngri 30 njerëz, policia shokon me atë që u zbulua nga ADN

Dmitry Baksheev, 35 vjeç me nofkën “Devil” dhe gruaja e tij, Natalia Baksheeva, 42 vjeç u arrestuan nga policia ruse, pasi u akuzuan se vranë dhe hëngrën 30 persona, të cilët i kishin kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Por tani të tjera fakte rrënqethëse janë publikuar nga policia ruse. Mësohet se çifti i sëmurë mbante eshtrat e qenve dhe maceve në frigoriferin bashkë me mbetjet e ngrira të njerëzve të vrarë. 

Ky fakt rrënqethës u zbulua nëpërmjet raportit mjeko-ligjor dhe ekspetizës që iu bë mishit të gjendur në frigorifer. 

“Ekspertët kanë vërtetuar se ka pasur mish njerëzish, qensh dhe mace në çanta plastike”, njoftoi agjencia e lajmeve Mash. Tani ekspertët janë duke pritur për rezultatet e testit të ADN-së në mënyrë që të kuptojnë se sa mbetje njerëzish ishin në frigorifer. Deri tani janë gjetur trupa të futur nëpër çanta plastike dhe kavanozë brenda në frigorifer.

(Kosova Sot)