Kapen me drogë, dy të arrestuar në Prishtinë

  • 12 October 2017 - 15:30
Kapen me drogë, dy të arrestuar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit tek ata janë gjetur 9 gramë marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së tyre janë gjetur dhe konfiskuar edhe 987.7 gramë marihuanë, një peshore digjitale, tre celularë dhe 118 euro.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)