Grapci: Premtimet dolën mashtrime

  • 12 October 2017 - 16:31
Grapci: Premtimet dolën mashtrime

Duke e parë tani si në pëllëmbë të dorës Prishtinën e degraduar dhe të keqqeverisur nga VV-ja, mospërmbushjen e asnjë premtimi serioz nga ato të dhëna para katër vjetësh nga Shpend Ahmeti, analisti politik Dardan Grapci u bënë thirrje qytetarëve prishtinas që kurrë më të mos e bëjnë gabimin nga mashtrimi i para katër vjetësh, kur u mashtruan keq në premtimet e Shpendit dhe të VV-së. "Qytetarët e Prishtinës edhe në vitin 2013 kanë gabuar kur e kanë votuar Shpend Ahmetin për kryetar të Komunës së Prishtinës, jo që Shpendi në atë kohe ka qenë person negativ, por për shkak të qëndrimit rigoroz të VV-së, që e ka pasur në atë kohë, kuptohet që nga 2013 e deri më sot VV-ja ka ndryshuar nga ajo rigorozja tek ajo ekstremja, që do thotë - në vend se të zbutet në vendimmarrje, ajo është më e rrezikshme e kërcënuese për rininë kosovare dhe ata që i rrethon", u shpreh ai. "Sot, në këto ditët e fundit para daljes në zgjedhje, Shpend Ahmeti po i përmend thuajse të njëjtat premtime, të cilat i ka përmendur edhe në vitin 2013, kështu që Shpendi me klanin e tij tanimë të inkriminuar të VV-së duhet të largohet nga keqqeverisja e Prishtinës, nëse dëshirojmë që DEVOLLËT dhe klani "PRONTO" i VV-së të mos kenë më qasje dhe kërcënim me zhvatje në bizneset dhe në financat e Komunës apo pronat shtetërore e publike në Prishtine", thotë analisti i mirënjohur Dardan Grapci për gazetën "Kosova Sot"

(Kosova Sot)