Fetahu: Mungoi llogaridhënia për dështimin

  • 12 October 2017 - 17:35
Fetahu: Mungoi llogaridhënia për dështimin

Eksperti fushës së ekonomisë, Adil Fetahu, tha për gazetën "Kosova Sot" se nuk ka asnjë fije dyshimi se çështja e monopoleve duhet që të debatohet doemos në Kuvendin e Kosovës dhe të vërehet çdo paligjshmëri, të anulohen ato vendime dhe të kthehet ekonomia e lirë e tregut. "Kjo vlen edhe për procesin e privatizimit, ku nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës duhet që të bëhen hetime, sepse deri më tash ky proces e ka dhënë kundër-efektin, duke lënë më shumë se 70 mijë veta pa punë, sepse në vend se të punësonte mbi 130 mijë veta, sa premtoheshin se do të hapen vende të reja pune me këtë proces dhe se nuk do të ngel askush pa punë, tash edhe ata që ishin dikur të punësuar para privatizimit të tyre kanë ngelur pa punë", u shpreh Fetahu."Për këto shifra enorme të të papunëve nuk është përgjigjur askush, as nga AKP-ja, por as nga qeveritë e mëhershme. Andaj, barra e diskutimit për këto çështje u mbetet përbërjes së tashme të Kuvendit të Kosovës, por edhe kësaj qeverie që të ndërmarrin diçka", vijoi më tej ai.

(Kosova Sot)