Grupi Ahmeti&Sejdiu, më i zi se klani “Pronto”

  • 12 October 2017 - 07:59
Grupi Ahmeti&Sejdiu, më i zi se klani “Pronto”

Degradimi i pandalshëm i qeverisjes në Prishtinë

Kryeqyteti duhet të vetëdijësohet para 22 tetorit për mafinë që udhëhoqi 4 vjet

Analisti politik Faton Mehmeti, keqqeverisjen e Prishtinës  nga  VV-ja dhe ekipi i Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut, Liburn Aliut e Dardan Molliqajt e krahason akoma më keq se klani “Pronto” për faktin se VV-ja e solli dhe e bëri pothuajse pronar të plotë  të  Prishtinës, edhe me letra, kompaninë “Devolli”, për çka do të duhej një hetim i thellë nga Prokuroria e Shtetit, për të parë se si dhe pse ka ndodhur ashtu

Teksa po vazhdojnë debatet dhe duelet publike të kandidatëve të  Prishtinës për ta zënë  kolltukun e kryetarit të ardhshëm pas zgjedhjeve të 22 tetorit, ku pretendent është edhe kryetari i tanishëm në detyrë Shpend Ahmeti, analistët politikë po vazhdojnë të  vlerësojnë  qeverisjen e tij si të dështuar dhe të  inkriminuar në krim të organizuar, jo vetëm të Shpend Ahmetit, por edhe të  Dardan Sejdiut, identike me atë të keqqeverisurit të klanit të inkriminuar  “PRONTO”. Sipas  analistëve të pavarur, gjatë tërë mandatit qeverisës të Shpendit dhe Dardanit, tërë tenderët më të mëdhenj u shkuan kryesisht DEVOLLËVE të inkriminuar, si dhe kompanive të afërta e të lidhura apo pjesë të VV-së. Rasti i fundit ishte  kompania“Rexha”, me pronar Samir Rexha dhe lidhja me pllakat dhe kubëzat nga kompania “R.U.B.”, ku bashkëpronar është edhe kandidati i Lëvizjes “Vetëvendosje” për deputet, Jusuf Ulaj, bashkëshortja e të cilit është motra e pronarit të kompanisë "Rexha", pastaj lejet e ndërtimit ekskluzivisht e vetëm  për ata që paguajnë mitë, sërish të klanit “PRONTO” dhe DEVOLLËVE, si dhe kompanive që financojnë VV-në apo janë të afërta me ta.  Mirëpo, analistët theksojnë se qershia mbi tortë sigurisht se ishte shëtitja në jahtin e Blerim Devollit, i blerë me milionat e krimit të organizuar, ku edhe u vërtetua se si Shpend Ahmeti i bën pazaret me mafio-oligarkët e inkriminuar. E gjithë kjo performancë  e zymtë, e dështuar dhe kriminale e qeverisjes së klanit të VV-së, sipas  analistëve politikë, duhet t’u shërbejë për mësim të mirë qytetarëve të  Prishtinës për të refuzuar kategorikisht dhe për të mos ia dhënë votën klikës së krimit të organizuar të Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut, Liburn Aliut, Dardan Molliqajt etj.,pasi vota për këta njerëz dhe këtë parti mafioze është votë për mafinë në Prishtinë, sepse janë pikërisht kreatorët e këtij klubi ata, që, sipas analistëve,  e kanë forcuar mafinë dhe nëntokën e ndërtimit me të cilën VV-ja është bashkuar si një korporatë e madhe kriminale dhe nga e cila ka përfitime në baza ditore dhe shumë dhjetëra- milionëshe, që i sollën edhe rritje votash përmes shitblerjes dhe trafikimit të votës nga qytetarët e nëpërkëmbur dhe të varfër.

Banditët e rrezikshëm, në krye të Prishtinës

Analisti Reshat Badallaj Zhurjani thotë se për katër vjet resht, kupola qeverisëse e Prishtinës nuk ka treguar asgjë më shumë se mjeshtërinë e tyre për lidhje korruptive në interes të përfitimit të klanit të tyre.  “Qeverisja e klubit ‘Vetëvendosje’, që drejtohet edhe ndonjë një dite nga bishtdredhuri, Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe sejmenët e tjerë, që në fillim u shitën dhe u lidhën me krim të organizuar. Mjeshtëria e këtij klubi ishte mashtrimi dhe dredhitë që iu bënë popullit dhe elektoratit duke i tradhtuar. Kjo garniturë ogurzezë mori yrnekun dhe eci edhe më keq e më zi se klani banditesk që quhej ‘PRONTO’,  që ka hyrë në historinë shqiptare si klani mafioz që i ngjan klanit të Zemunpoljes, klanit  kolumbian dhe atij sicilian, që vodhi, shkatërroi pasurinë e Kosovës”, u shpreh ai. “Për një hap kësaj bande me banditët më të rrezikshëm që strehoheshin në skëterrën ‘Pronto’ ia kaloi Shpend zeza,  pjella titiste që u lidh drejtpërdrejt me bandën famëkeqe serbo-çetnike Devolli, mirëpo kësaj bande serbo-çetnike VV-ja, e sidomos pjella e zezë antikombëtare Shpendi, ia pa hairin se u bë kumbarë me bandën hajdute dhe raciste Devolli, që i konsideroi shqiptarët tamam  si  kafshët, duke u shitur krunde në vend të mielli”, tha Reshat Badallaj. Mirëpo, kupola e VV-së në krye të Komunës nuk është kënaqur vetëm me këtë. Sipas analistëve, kompania “Rexha” ishte edhe një infuzion i ri për lidhjet e tyre që dyshohet të jenë  korruptive, me të cilat duhet të merret Prokuroria. “ Kjo bandë me këta sejmenë e keqqeverisën kryeqytetin, u lidhën familjarisht, akraba, baxhanakesha. Vetëm ndiqni dhe ecni rrugës së gjurmëve se çka janë mes veti Jusuf Ulaj, për kë e ka të martuar motrën, shikoni se kush është pronari i kompanisë "Rexha" dhe binduni. Por, dallaveraxhiu i kësaj dredhe në dëm të Prishtinës dhe qytetarëve të saj është Shpend Ahmeti me Dardan Sejdiun,Dardan Mulliqajn, Liburn Aliun dhe ndonjë këlysh i vogël aty rrotull”, theksoi Badallaj. Dhe krejt këto dallavere, sipas tij, po bëhen për blerjen e votave.

Premtimet dolën mashtrime

Duke e parë tani si në pëllëmbë të dorës Prishtinën e degraduar dhe të keqqeverisur nga VV-ja, mospërmbushjen e asnjë premtimi nga  ato të dhëna para katër vjetësh nga Shpend Ahmeti, analisti politik Dardan Grapci u bënë thirrje qytetarëve prishtinas që të mos e bëjnë gabimin e para katër vjetësh, kur u mashtruan në  premtimet e Shpendit dhe të VV-së. “Qytetarët e Prishtinës edhe në vitin 2013 kanë gabuar kur e kanë votuar Shpend Ahmetin për kryetar të Komunës së Prishtinës, jo që Shpendi në atë kohe ka qenë person negativ, por për shkak të qëndrimit rigoroz të VV-së, që e ka pasur në atë kohë, kuptohet që nga 2013 e deri më sot VV-ja ka ndryshuar nga ajo rigorozja tek ajo ekstremja, që do thotë - në vend se të zbutet në vendimmarrje, ajo është më e rrezikshme për rininë kosovare dhe ata që i rrethon”, u shpreh ai. “Sot, në këto ditët e fundit para daljes në zgjedhje, Shpend Ahmeti po i përmend thuajse të njëjtat premtime, të cilat i ka përmendur edhe në vitin 2013, kështu që Shpendi me klanin e tij të VV-së  duhet të largohet nga qeverisja e Prishtinës, nëse dëshirojmë që DEVOLLËT dhe klani “PRONTO” i VV-së të mos kenë më qasje në bizneset dhe në financat e Komunës apo pronat shtetërore”, tha Grapci për “Kosova Sot”.

Tenderomania u thelluar në qeverisjen e VV-së

Edhe Ragip Guraziu konstaton se për këto katër vjet lidhja kriminale e qeverisjes së “Vetëvendosjes” ia ka kaluar me të madhe klanit “Pronto”. “Zinxhiri komandues klanor në krye me  Shpend Ahmetin, Dardan Seidiun, tërë tenderët më të mëdhenj i dhanë me lidhje dhe u shkuan kryesisht Devollëve dhe ky zinxhir komandues ka vepruar njësoj edhe  me lejet  e ndërtimit,  ekskluzivisht e vetëm  për ata që paguajnë mitë, sërish të klanit “PRONTO” dhe DEVOLLËVE, si dhe kompanive që financojnë VV-në apo janë të afërta me ta. Qershia mbi tortë sigurisht se ishte ajo shëtitja “historike” në jahtin e Blerim Devollit, i blerë me milionat  e krimit të organizuar dhe ku edhe u vërtetua se ku Shpend Ahmeti i bën pazaret me mafio-oligarkët e inkriminuar”, ka theksuar ai. “Tani, qytetarët kanë shansin për të refuzuar këtë klan, duke mos ia dhënë votën klikës së krimit të organizuar të Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut, Liburn Aliu, Dardan Molliqajt etj.,pasi vota për këta njerëz dhe këtë parti mafioze  është votë për mafinë në Prishtinë. Kjo mafi e ka forcuar mafinë dhe nëntokën e ndërtimit me të cilën VV-ja është bashkuar si një korporatë e madhe kriminale dhe nga e cila ka përfitime në baza ditore dhe  shumë dhjetëra- milionëshe, që i sollën edhe rritje votash përmes shitblerjesh dhe trafikimit të votës nga qytetarët e nëpërkëmbur dhe  Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, të VV-së, identike me atë të  keqqeverisurit të klanit të inkriminuar  ‘PRONTO’”, potencoi më tutje Guraziu. “Gjatë tërë mandatit qeverisës të Shpendit dhe Dardanit, tërë tenderët më të mëdhenj u shkuan kryesisht DEVOLLËVE të inkriminuar, si dhe kompanive të afërta e të lidhura apo pjesë të VV-së (rasti i fundit kompania“Rexha”, me pronar Samir Rexha dhe lidhja me pllakat dhe kubëzat nga kompania “R.U.B.”, ku bashkëpronar është edhe kandidati i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ për deputet, Jusuf Ulaj, bashkëshortja e të cilit është motra e pronarit të kompanisë "Rexha")”, ka thënë Guraziu.

Luksi korporativ e degradoi çdo parti

Analisti politik Faton Mehmeti, keqqeverisjen e Prishtinës  nga  VV-ja dhe ekipi i Shpend Ahmetit,  Dardan Sejdiut, Liburn Aliut e Dardan Molliqajt e krahason akoma më keq se  klani “Pronto” për faktin se VV-ja e solli dhe e bëri pothuajse pronar të plotë  të  Prishtinës, edhe me letra, kompaninë “Devolli”, për çka do të duhej një hetim i thellë nga Prokuroria e Shtetit për të parë se si dhe pse ka ndodhur ashtu. “Nuk më habit fakti se Devollët e kanë kapur Prishtinën dhe tërë Kosovën. Kosova pa u çliruar nga Devollët nuk mundet kurrë të ecë tutje. Të gjithë partitë politike, pa  përjashtim, janë marioneta të tyre, e të cilët çdo pasuri e kanë siguruar përmes bizneseve të pista dhe të dyshimta. Janë disa klane që e udhëheqin Kosovën,  ndër më të mëdhatë janë Devollët dhe " Pronto”, të cilët kanë kapur çdo gjë në duart e tyre, dhe përmes tyre funksionon çdo gjë. S’duhet të habitemi pse Devollët edhe në Prishtinë kanë arritur të depërtojnë, askush nuk mundë t"i ndalë ata, pasi  kanë korruptuar sistemin dhe kur korrupton sistemin nuk e ke problem fare që edhe njerëzit të korruptohen”, u shpreh ai. “Korrupsioni s’ka të bëjë me emra të përveçëm, por me sistem, i cili  është i kalbur dhe i kriminalizuar. Devollët kanë jaht, avion dhe çdo luks tjetër të ndërtuar mbi kurrizin e qytetarëve, prandaj politikanët shijojnë të mirat bashkë  me  Devollët, si shpërblim për tenderët që iu japin. Unë  gjithnjë kam qenë dhe jam i prirë të besoj se duhet që Prokuroria të hetojë, të mbikëqyrë punën e çdo kryetari, çdo tender që jepet të shikohet kujt i është  dhënë dhe mbi bazë të çfarë kriteresh  i është dhënë. Nëse nuk ndërtojmë mekanizma që ruajnë konkurrencën e ndershëm dhe sigurojnë barazi para të gjithëve, vështirë të pritet që të ndodhë diçka ndryshe”, potencoi më tej Mehmeti. “Devollët, përveç politikës, kanë edhe  mediet e tyre, të cilat propagandojnë dhe bëjnë jehonë për politikanët servilë, të dëgjuarit e tyre. Duhet verifikuar nga Prokuroria lidhjet në mes të VV-së  dhe Devollëve, e  nëse ka diçka të vërtetë, atëherë të anulohen të gjithë tenderët që i kanë marrë Devollët, derisa të verifikohen të gjitha procedurat. Kosova duhet  të ndërtojë sistem të drejtë”, vlerëson Faton Mehmeti. 

Gazeta ka dërguar pyetje edhe në  Prokurorinë e  Shtetin,  për të mësuar nëse është duke u zhvilluar ndonjë hetim eventual lidhur me dyshimet që lidhen për veprimet korruptive të  zyrtarëve të Komunës, por nuk ka marrë përgjigje, as pozitive dhe as negative.  Po ashtu, lidhur me këto dyshime, që po ngritën në opinion nga  analistë të ndryshëm, është kërkuar edhe  komenti  nga ana e Komunës, respektivisht nga ana e të apostrofuarave,  kryetarit në detyrë Shpend Ahmetit dhe të Dardan Sejdiut, por as nga ata nuk morëm përgjigje gjatë ditë së djeshme

“’Vetëvendosja’ akoma është duke u shpërblyer nga banda serbiane Devolli, për të mbajtur shpirtin gjallë, për të mashtruar popullin me para, për të blerë vota, por tashmë populli ia ka vënë gishtin kokës, së pak me vonesë i ka parë dredhitë e tyre, mashtrimet dhe se rrenave të tyre u ka dalë boja dhe nuk u beson më askush”, potencoi Reshat Badallaj

“Definitivisht vetëm kështu, me  mosdhënien e votës këtyre “kompanive” të lidhura  me klanet mafioze, të gjithë këta nuk do kenë mundësinë ta shkatërrojnë më shumë Komunën e Prishtinës. Qytetari e ka tani shansin e madh, që më 22 tetor, ta  zgjidhë fatin, ta marrë në duart e veta, për ta shpëtuar Prishtinën nga duart e kriminelëve mafiozë”, tha  Ragip Guraziu

“Derisa ekziston sistemi  i tillë i korrupsionit dhe bandave, kurrë Kosova s’do të mund të shohë ditë të bardha”, tha  Faton Mehmeti

 

(Kosova Sot)