Kush ka gjasa që të bëhet presidentja e parë e SHBA-së?

  • 12 October 2017 - 19:10
Kush ka gjasa që të bëhet presidentja e parë e SHBA-së?

Kathy McKeon, tani 72 vjeçe, për 13 vjet me radhë ka punuar për Jacqueline Kennedy Onassis, duke jetuar me ish-zonjën e parë në apartamentin e saj në "Upper East Side", duke u kujdesur për fëmijët Kennedy derisa ata ishin duke u rritur. Në një storje të botuar në revistën "Avenue" rreth Caroline Kennedy-s (motrës së JFK Jr), McKeon citohet të ketë thënë se mendon se John (John Kennedy i riu) do të kishte shkuar hapave të të atit, duke u munduar që të hynte në Shtëpinë e bardhë si president.

Image

 

McKeon beson se vdekja e JFK Jr motivoi motrën e tij, Caroline, që vetë ta vazhdonte dinastinë familjare politike

"Sikur të mos kishte vdekur vëllai i saj, ai me gjasë do të garonte për president", thotë McKeon. JFK Jr kishte vetëm 38 vjet kur, në vitin 1999, kur u rrëzua me avionin e tij privat, derisa ishte duke shkuar në një dasmë familjare. Gruaja e tij Carolyn (të mos përzihet me motrën e tij, e cila quhet Caroline), bashkë me kunatën e tij po ashtu ishin në atë avion dhe edhe ato humbën jetën. McKeon beson se vdekja e JFK Jr motivoi motrën e tij, Caroline, që vet ta vazhdonte dinastinë familjare politike.

Image

 

Tanimë ka prapa vetes një mandat të suksesshëm të shërbimit si ambasadore në Japoni

"Derisa Caroline ishte fëmijë, ajo gjithmonë thoshte se donte të bëhej nënë dhe grua dhe ajo, me të vërtetë është një nënë shumë e mirë. Por, Kennedy-të janë njerëz energjikë, që nuk dorëzohen kurrë dhe, pas vdekjes së Johnit, mendoj se Carolines i lindi ajo ndjenja e detyrës që të shkonte hapave të t'et dhe besoj se ajo do të ketë sukses në këtë drejtim", thotë McKeon. Së fundmi ka pasur zëra që kanë thënë se Caroline mendon që të garojë për Kongres, gjë që do të mund të shërbente si katapultë për garën për Shtëpinë e Bardhë. Ajo tanimë ka prapa vetes një mandat të suksesshëm të shërbimit si ambasadore në Japoni, nën administratën e presidentit Obama. 'Me të vërtetë mendoj se ajo mund të bëhet presidentja e parë e SHBAsë', thotë McKeon.

(Kosova Sot)