Miftari: Disa avokatë janë shndërruar në fabrikë parash

  • 12 October 2017 - 22:44
Miftari: Disa avokatë janë shndërruar në fabrikë parash

Analisti Naim Miftari ka nënvizuar se avokatët sot, duke i përjashtuar avokatët e ndershëm e që, fatkeqësisht, janë pak të tillë sot, pra të tjerët janë shndërruar në fabrikë parash, dhe luajnë rolin e sekserëve nëpërmes kriminelëve dhe organeve të drejtësisë, ku shpeshherë avokati për një klient të pasur dyshohet se e korrupton prokurorin, e sidomos gjykatën. "Avokatët e ndryshëm, sidomos avokatët e ndershëm, kanë shumë pak punë, pasi klientët e tyre dënohen shumë lehtë nga një sistem i korruptuar, nëse nuk japin mitë, pra pasojnë klientët e tyre, ndoshta të pafajshëm dhe dënohen për t'i mbuluar veprat e kriminelëve të mëdhenj dhe politikë, që janë lidhur ngushtë me nëntokën kriminale", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari

(Kosova Sot)