Burjani: Publikimi i akuzave do ta trondisë skenën politike

  • 12 October 2017 - 23:57
Burjani: Publikimi i akuzave do ta trondisë skenën politike

Analisti Blerim Burjani, njohës i së drejtës, thotë se është fakt i pamohueshëm që dallimi i publikimit të akuzave të para do të jetë sfidues dhe tronditës për skenën politike."Kosova ishte e detyruar ta pranojë këtë gjykatë, por ajo që është tani amatoreske ishte besimi se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë pazare dhe këmbime në këtë temë. Janë mashtruar pa nevojë, kur dihet qartë se s'ka lojë me rend dhe ligj, apo me gjykata të këtij lloji të rëndë. Me vepra për të cilat priten të akuzohen kosovarët janë të ashpra, të pamëshirshme me të drejtën ndërkombëtare, të pafalshme dhe të pakëmbyeshme me procese tjera, siç kanë menduar Thaçi dhe përplot amatorë me rendin dhe ligjin. Të gjithë e dinë se gjykatat pa marrë parasysh llojin janë të pavarura dhe bazohen me fakte dhe politika s'ka lidhje me këtë e as ndonjë proces tjetër", theksoi Blerim Burjani.

(Kosova Sot)