Gecaj reagon ndaj Matoshit: Të paska djegë e vërteta

  • 13 October 2017 - 11:20
Gecaj reagon ndaj Matoshit: Të paska djegë e vërteta

Ish-zëdhënësi i Mustafës, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj Halil Matoshit të AAK-së. Thotë se këtij të fundit po i djeg e vërteta. Ia kujton edhe kohën kur, sipas tij, Matoshi e ka kritikuar Presidentin Thaçi, derisa sot, siç shprehet Gecaj, po i del në mbrojtje.

Postimi i Bajram Gecajt:

Shokut tim të gjeneratës, Halil Matoshit, të cilit asnjëherë nuk i prenë sëpata në një vend, i paska djegë shumë e vërteta e thënë këtyre ditëve kundër qeverisë së tij të paguxim të merret me cilëndo nga çështjet e mëdha shtetërore. Madje-madje paska marrë në mbrojtje edhe Presidentin, të cilin nuk besoj se e ka kritikuar (sharë) kush më shumë se ai vetë. Për tekstin patetik të reagimit të tij, Halilit dua vetëm ti rikujtoi thënien e Samuel Johnson-it se “patriotizmi është streha e horrave” dhe ti sugjeroj ti lënë hartimet qesharake e të kryejnë punët për të cilat janë “zgjedhur” dhe për çka kolegët e tij qeveritarë kishin përdorë dhunë të shfrenuar e primitive.

(Kosova Sot)