Gjen mjetin shpërthyes teksa punon në oborr qytetari nga Klina

  • 13 October 2017 - 11:30
Gjen mjetin shpërthyes teksa punon në oborr qytetari nga Klina

Gjen mjetin shpërthyes teksa punon në oborr qytetari nga Klina

Një person nga fshati Caravik i Klinës, derisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka hasur në një mjet shpërthyes dhe menjëherë ka lajmuar njësitet policore.

Këto të fundit kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe njësitet e FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar të kategorisë N-9 në mënyrë të sigurt.

 (Kosova Sot)