Burjani: Prokurorë e gjyqtarë të monitorohen nga KPK-ja

  • 13 October 2017 - 13:19
Burjani: Prokurorë e gjyqtarë të monitorohen nga KPK-ja

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, ka veçuar se KPK-ja po sikur KGJK-ja duhet të ketë mbikëqyrjen për punën që ushtrojnë prokurorët dhe gjyqtarët, derisa, siç tha, KPK-ja duhet të ketë sistem të brendshëm të monitorimit të punës së prokurorëve, që ata si prokurorë obligohen të raportojnë, andaj duhet të ketë të dhëna se çfarë po ndodh dhe nëse eventualisht rastet po mbesin një kohë në sirtarë duhet të thirren në përgjegjësi. "Pra, kërkohet një monitorim dhe mbikëqyrje edhe e drejtpërdrejt e shtuar e punës së këtyre njerëzve, duhet të kuptohet dhe të shihet efikasiteti i tyre se sa veprojnë, sa aktakuza kanë nxjerrë, si e kanë ushtruar punën e tyre, a ka ndonjë ndikim apo interferim e shumë gjëra të tjera, që është detyrë e kryeprokurorit , por edhe e KPK-së si organi më i lartë e superior, që të vërtetojë dhe kuptohet të nxjerrë edhe një reformim apo masa disiplinore që duhet aplikuar, pra është një sistem pune që duhet të instalohet, e jo vetëm të ketë kritika apo opinione të jashtme për punën e tyre. Kjo çështje është kompetencë ekskluzive e KPK-së", spikati për gazetën "Kosova Sot" eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani.

(Kosova Sot)