Ahmeti: Prokurimi, vatër dallaveresh

  • 13 October 2017 - 15:52
Ahmeti: Prokurimi, vatër dallaveresh

Analisti politik Hidajet Ahmeti thotë se imazhi i shtetit të Kosovës, në këto vitet e pas shpalljes së pavarësisë, është duke u rrezikuar seriozisht nga lidershipi qeveritar, për shkak të dështimit të vazhdueshëm në realizimin e premtimeve për luftimin e krimit dhe korrupsionit e në favor të interesit qytetar dhe ndërtimit të shtetit."Ndërtimi i substancës së shtetit brenda logjikës së mbrapshtë dhe frymës së krimit, korrupsionit, kontrabandës domosdo prodhon një realitet të hidhur në arenën ndërkombëtare. Zyra e Prokurimit Publik është transformuar në vatër të dallavereve, keqpërdorimeve, korrupsionit e në favor të klientëve të vegjël njerëzish. Gjykoj se Prokuroria e Shtetit duhet të thotë fjalën e vet, duke vepruar e funksionuar brenda mandatit kushtetues dhe ligjor", u shpreh Ahmeti. Sipas tij, as që mund të pritet ndonjë përmirësim në këtë drejtim, pasi që, sipas tij , krimi e korrupsioni nuk mund të luftohet nga brenda, pasi që logjikisht i bie se kjo klasë politike duhet ta luftojë veten e praktikisht kjo nuk mund të ndodh."Zgjidhjen e problemeve të shtetit e shoh në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, duke qenë efikas, efektiv, transparent", theksoi Ahmeti për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)