Neziraj: Investimet kapitale u keqpërdorën

  • 13 October 2017 - 16:10
Neziraj: Investimet kapitale u keqpërdorën

Njohësi tjetër i fushës së ekonomisë, Xhevdet Neziraj, pohon se vetëm pavarësia e Kosovës është e pamjaftueshme për të arritur mirëqenie për të gjithë qytetarët e vendit, derisa nuk po instalohet si duhet shteti ligjor dhe derisa shpërdoruesit e aseteve publike dhe të parave të qytetarëve janë në institucionet e Republikës."Të gjitha keqpërdorimet dhe korrupsioni galopant janë bërë e po bëhen nëpërmes tenderëve, në emër të investimeve kapitale, dhe nuk është e rastësishme që si në nivelin lokal dhe në atë qendror zënë vend kryesisht investimet në infrastrukturën rrugore, sepse në këto raste po ka mundësi të keqpërdorimeve të mëdha të parasë publike, e ku çmimet për ndërtimin e rrugëve janë të nivelit evropian, ndërsa kualiteti i tyre nuk është në shumë raste as i nivelit ballkanik dhe kjo tregon më së miri keqpërdorimin e mjeteve publike, sepse rrugët tona qëndrojnë sa një mandat zgjedhor, pra cilësia e tyre është e dobët", potencoi Xhevdet Neziraj. Ai thotë se tani ka shpresë se Qeveria e re do të përfundojë edhe procesin e privatizimit si dhe do të përplotësojë dhe ndryshon edhe Ligjin e Prokurimit Publik, që prokurimi t'i nënshtrohet një transparence të plotë, duke filluar që nga fazat e vlerësimit e deri te vendimet përfundimtare dhe ankesat në Organin Shqyrtues Prokurimit Publik.

(Kosova Sot)