Policia e Kosovës ndalon 41 lëmosh-kërkues, depërtohen në Shqipëri

  • 13 October 2017 - 17:33
Policia e Kosovës ndalon 41 lëmosh-kërkues, depërtohen në Shqipëri

Policia e Kosovës, konkretisht e Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, sot në Prishtinë, ka ndaluar 41 shtetas nga Shqipëria, prej të cilëve 18 fëmijë dhe 23 të rritur, të cilët kanë hyrë legalisht në Kosovë dhe gjatë qëndrimit këtu kanë qenë të evidentuar si lëmosh-kërkues.

Pas identifikimit të tyre është konstatuar se të njëjtit janë duke qëndruar në mënyrë të pa rregullt bazuar në Ligjin për të Huaj.

Gjatë trajtimit të tyre janë inkuadruar edhe hetuesit e Drejtorisë kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, të cilit i kane trajtuar të gjitha rastet nga fushë veprimtaria e tyre, mirëpo nuk janë gjetur elemente të trafikimit me qenie njerëzore.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore dhe kompletimit të lëndëve, të gjithë shtetasit ndaj të cilëve është lëshuar urdhri i largimit me forcë janë depërtuar në mënyrë të organizuar në Shqipëri.

(Kosova Sot)