Nga 180 në 75 kile, vetëm me ushtrime dhe dietë

  • 13 October 2017 - 21:36
Nga 180 në 75 kile, vetëm me ushtrime dhe dietë

KISHTE PROBLEM ME KTHIM TË ACIDIT NGA LUKTHI DHE ME IMUNITET TË DOBËSUAR

Annamarie Rivera, 30 vjeçe, nga Trumbull, Konektikat, filloi rrugëtimin drejt humbjes së peshës në vitin 2010, kur papritmas vendosi që të shkonte në palestër

Një grua, e cila kishte shtuar tepër në peshë, duke tejkaluar 180 kilet, derisa ishte në një lidhje abuzive të dashurisë, ka humbur rrafsh 106 kile, pa operacion, vetëm me ushtrime dhe me një dietë të thjeshtë. Annamarie Rivera, 30 vjeçe, nga Trumbull, Konektikat, filloi rrugëtimin drejt humbjes së peshës në vitin 2010, kur papritmas vendosi që të shkonte në palestër derisa ishte duke u kthyer nga puna në shtëpi. Shtatë vjet më pas, Annamarie tani ka vetëm 75 kile dhe ka një pikëpamje tërë- sisht të re ndaj jetës. 

Image

 

"Jam bërë kaq e disiplinuar në çdo aspekt"

Kurrë nuk e kam dashur veten më shumë sesa që e dua tani", thotë ajo, duke shtuar se "të arriturat e mia kanë ndikuar në një ndryshim total të jetës që e bëj tani. Jam bërë kaq e disiplinuar në çdo aspekt. Etika dhe përkushtimi në punë janë vetitë të cilat të tjerët më së shumti i vlerësojnë te unë". Annamarie tregon se, derisa ishte me mbipeshë, kishte një vetëbesim tepër të ulët dhe ishte në një lidhje tepër abuzive, me një njeri i cili vazhdimisht e poshtëronte, e ajo e gjente ngushëllimin duke ngrënë tej mase. Ajo tregon edhe sesi kishte problem me kthim të acidit nga lukthi dhe me imunitet të dobësuar. Përpos që filloi të ushtronte, ajo ndali edhe të gjitha pijet me sheqer, si dhe 'ushqimin e shpejtë', derisa më parë hante në "McDonald's" disa herë në ditë. 

Procesi i të ngrënit është i tëri mendor

Nuk është se Annamarie mbajti ndonjë dietë të veçantë, ajo vetëm zvogëloi sasinë e ushqimit dhe filloi të shtonte në meny proteinat e shëndetshme dhe perimet. Ajo tregon se, brenda vitit të parë, humbi rreth 45 kile, por më pas vendosi me qëllim që ta ngadalësonte humbjen e peshës, prandaj iu deshën edhe disa vjet që të humbte edhe 60 kile. Ajo tani ushtron gjashtë ditë në javë dhe han gjashtë herë në ditë, tri shujta kryesore dhe tri zamra. Ajo është e bindur se procesi i të ngrënit është i tëri mendor dhe shton se, për të humbur kilet e tepërta, pjesa më e vështirë nuk janë ushtrimet, por të kontrollosh se çka kalon nëpër gojën tënde. 

(Kosova Sot)