Masakra në Lushnjë, vetëdorëzohet në polici Julian Sula

  • 13 October 2017 - 23:20
Masakra në Lushnjë, vetëdorëzohet në polici Julian Sula

Mbrëmjen e sotme detaje të tjera vijnë nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Lushnjë, aty ku pas një atentati 2 të rinj humbën jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.

Sot është vetëdorëzuar në policinë e Lushnjës, Julian Sula, person i dyshuar për pjesëmarrje në atenatat.

Sula njihe edhe me pseudonimin “Juli i Pashakos”.

Ai u vetëdorëzua pas një kontrolli që policia bëri në shtëpinë e tij.

Dy ditë më parë pas një atentati me armë në qytetin e Lushnjës humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Ata njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit). Ky i fundit mbeti i plagosur me 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja e sotme.

Për ngjarjen e vitit 2016 ku mbetën të plagosur Shkurti dhe Xheliu nuk u arrestua asnjë person ndërsa  i dyshuari kryesor nga policia ishte Laert Haxhiu 25 vjeç.

Ky i fundit ka vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009. Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”.

(Kosova Sot)