Ngjarje e rëndë në Vlorë, çifti zviceran humb në det, dërgohen në spital në gjendje shoku

  • 14 October 2017 - 11:21
Ngjarje e rëndë në Vlorë, çifti zviceran humb në det, dërgohen në spital në gjendje shoku

Pasditen e djeshme një çift zviceran u deklaruan të humbur teksa po lundronin me një varkë të vogël në ujërat tona në afërsi të Borshit.

Sot në mëngjes ministria e Mbrojtjes informon se është gjetur burri Peter Kaser dhe ndodhet në spitalin e Korfuzit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Anijet e forces detare dhe nje helikopter i forces ajrore pak me vone gjetën edhe bashkëshorten Vera Kaser.

Ajo është dërguar në spital në gjendje shoku.

(Kosova Sot)