Kamenicë, arrestohen nëntë meshkuj të mitur për përleshje fizike

  • 14 October 2017 - 12:07
Kamenicë, arrestohen nëntë meshkuj të mitur për përleshje fizike

Në Kamenicë, mëngjesin e së premtes Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë të dyshuar të mitur, si pasojë e një përleshjeje fizike në oborrin e shkollës. Tre prej tyre kanë marrë edhe lëndime trupore.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Kamenicë 13.10.2017-09:25. Janë arrestuar nëntë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar – të mitur pasi që të njëjtit në oborrin e shkollës janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë  tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)