Foto e pa publikuar, Zijadin Sela në gjendje të rëndë pas dhunës në Kuvend

  • 14 October 2017 - 12:09
Foto e pa publikuar, Zijadin Sela në gjendje të rëndë pas dhunës në Kuvend

Kryetari i LSHB-së, Tahir Veliu, ka publikuar një fotografi me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, gjatë qëndrimit të tij në spitalin “Nëna Terezë” në Shkup.

Nga fotoja shihet se udhëheqësi i ASh-së, Zijadin Sela ka marrë lëndime të rënda nga dhuna e ushtruar ndaj tij.

Kujtojmë që Sela është sulmuar rëndë natën e 27 prillit, momentin kur u zgjedh kryetari i ri i parlamentit të Maqedonisë.

(Kosova Sot)