Përleshje me grushte dhe pistoletë në Tiranë, arrestohet Edmond Orgji

  • 14 October 2017 - 14:57
Përleshje me grushte dhe pistoletë në Tiranë, arrestohet Edmond Orgji

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi ka kanosur me armë zjarri dhe goditur me grusht në banesë një qytetar.

Policia sqaron se në pranga shtetasi Edmond Orgji, banues në Tiranë, i cili për motive të dobëta ka kanosur dhe goditur me grusht 43-vjeçarin Gj. H. 

Ngjarja 

Sipas uniformave blu, ky shtetas më datë 13.10.2017, në rrugën "5 Maji", për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri të llojit pistoletë dhe ka goditur me grusht, në banesë, shtetasin, Gj.H., 43 vjeç.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
- një gëzhojë me mbishkrimin "Ppu 25 Auto".

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kanosje", "Plagosje e lehtë me dashje", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishje e rendit dhe qetësisë publike", parashikuar nga nenet 84, 89, 278 dhe 274 të Kodit Penal.

(Kosova Sot)