Fatmir Limaj: Isa Xhemajlaj kryetari i duhur për Drenasin

  • 14 October 2017 - 15:24
Fatmir Limaj: Isa Xhemajlaj kryetari i duhur për Drenasin

“Nisma për Kosovën, ia ka ofruar qytetarëve të Drenasit kandidatin më të mirë në zgjedhjet e 22 tetorit”, thotë kryetari i këtij subjekti Fatmir Limaj.

Ai thotë se oferta e Nismës për Drenas është ajo e cila u duhet qytetarëve të kësaj komune.

“Ndryshimi i filluar në fund të vitit të kaluar, duhet të kulmoj në këto zgjedhje. Intelektualët e Drenasit po i bashkohen Nismës për Kosovën dhe kjo dëshmon se jemi në rrugë të drejtë. Koncepti ynë është me bashku njerëz dhe jo më i nda”, ka deklaruar Limaj.

Në takimin e mbrëmshëm më banorët e fshatit Korroticë theksova se koncepti socialdemokrat është ai i cili i duhet më së shumti Drenasit. Prandaj votojeni Nismën dhe numrin 31.

(Kosova Sot)