Gashi: Qeverisje me gënjeshtra e mashtrime

  • 01 November 2017 - 14:21
Gashi: Qeverisje me gënjeshtra e mashtrime

Agim Gashi, nga grupimi i dytë politik i radhitur për Asamblenë komunale të Prishtinës në zgjedhjet e 22 tetorit, thotë me bindje se fitorja e kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi, tanimë është e sigurt mu për faktin se Shpend Ahmeti dhe qeveria e tij kanë dështuar në realizimin e premtimeve të dhëna për mandatin katërvjeçar. "Qytetarët e Prishtinës janë përcaktuar për programin e ardhshëm qeverisës të Arban Abrashit dhe LDK-së. Ata do të votojnë Arban Abrashin. LDK-ja dhe kryetari i ardhshëm i Prishtinës do të bashkëpunojnë me të gjitha subjektet politike për të qeverisur Prishtinën, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të korret suksesi mirë- qeverisës", u shpreh ai për "Kosova Sot". Sipas tij, Prishtina do të dalë nga ngulfatja dhe politika klienteliste dhe eliminuese, nga politika diferencuese dhe militantiste deri edhe kriminale, të cilën e kanë aplikuar Shpend Ahmeti dhe partia e tij. "Ai për plot katër vjet e instaloi institucionin e gënjeshtrës dhe linçimit në komunë dhe i mbushi të gjitha institucionet me militantë të VV-së të sjellë nga të katër anët e Kosovës. Ai i lansoi një mijë e një gënjeshtra për të kaluarën dhe qeverisjen e LDK-së. Dhe, mu për këtë arsye kjo do t'i kthehet si bumerang dhe do t'i shndërrohet në humbje të thelle", theksoi Agim Gashi.

(Kosova Sot)