Shpend Ahmeti bënte zhurmë për Audinë Q7, tani i del një foto me BMW X5

  • 01 November 2017 - 15:00
Shpend Ahmeti bënte zhurmë për Audinë Q7, tani i del një foto me BMW X5

Katër vite më parë shitja e “Audisë Q7” u bë njëra ndër premtimet kryesore të Shpend Ahmetit. Pothuajse në secilin debat Ahmeti e sulmonte Isa Mustafën për përdorimin e veturës luksoze. Ai thirrej në thjeshtësi, për çka edhe e fitoi simpatinë e qytetarëve. Por, vetëportrerimi si person i thjeshtë kohë pas kohë po e tradhëton Ahmetin.

Shpend Ahmeti është fotografuar në jaht luksoz. Ka udhëtuar me një aeroplan të paguar një biznesmen për të shikuar  ndeshje futbolli, për çka edhe po i kërkohet llogari.

Image

Çështjen e aeroplanit privat e ka bërë të njohur për publikun kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa. Mustafa thoshte se VV-ja e ka shfrytëzuar Audinë Q7 për të bërë propagandë duke theksuar se vetura i kishte shërbyer vetëm për punë. 

Por. kjo nuk është e tëra. Së fundi Kryetarit të Prishtinës i ka dalur edhe një fotografi në BMË X5, e cila po qarkullon në rrjtetet sociale.

Ahmeti është fotografuar duke pozuar në ulësën e shoferit të veturës BMW X5, e cila nuk dihet në pronësi të kujt është.

 (Kosova Sot)