Grapci: Një fund i turpshëm

  • 01 November 2017 - 15:24
Grapci: Një fund i turpshëm

Tepër të turpshëm e sheh fundin e keqqeverisjes së Shpend Ahmetit në Prishtinë edhe analisti politik Dardan Grapci. Ai i ka deklaruar gazetës se kryetari në largim i Prishtinës, Shpend Ahmeti, jo vetëm që ka arritur për një kohë të shkurtë të zhytet thellë në krim të organizuar e korrupsion galopant , por ajo çka po përpiqet të bëjë ai tani është një mashtrim edhe më kriminal, e që është përpjekja për t'ia hedhë fajet e dështimit dhe inkriminimit të tij dikujt tjetër. "Kam lexuar diku që Shpend Ahmeti po e fajëson edhe VV-në, sepse siç tha ai me një fjalë ia kanë pru shpirtin deri në fyt. Por, Shpendi duke menduar që mundet me shpëtua nga hetimet e prokurorisë kundër tij, që do të bëhen së shpejti e goxha fuqishëm, është duke ua lënë fajin të tjerëve, por si duket planet ia ka prishur kryethemeluesi i VV-së, Albin Kurti, kur ka kërkuar nga Shpend Ahmeti, por edhe degët e tjera të Kosovës raport në lidhje me zgjedhjet lokale të 22 tetorit", theksoi ai në vijim ."Inkriminimi i Shpend Ahmetit është dëshmuar edhe më përpara, por askush nuk ka guxuar që të flasë haptas në VV, por siç dihet një gabim i tij, i cili është edhe ai për fluturimet me aeroplan privat edhe me jahte luksoze, dhënia e lejeve ndërtimore në mënyrë ilegale DEVOLLËVE etj., e kanë bërë Shpendin të famshëm dhe vetë "NJËSHIN" për dukuritë e këqija kriminale jo vetëm brenda Kosovës, por edhe jashtë saj", thotë ndër të tjera analisti Dardan Grapci. Ai potencon se vonesa e Prokurorisë Speciale që të fillojë të merret seriozisht me hetimin e Shpendit dhe ngritjen e kallëzimit penal nuk ka të bëjë me ndonjë qëllim tjetër, veçse me numrin e madh të rasteve që mund t'i ketë të renditura para Shpendit, prandaj edhe mund të vonohet për pak kohë, deri pas balotazhit."Arsyeja pse prokuroria po heziton të hapë rastet për krimin e organizuar nga Shpend Ahmeti dhe klika është se nuk u ka ardhur radha ende, se jam i bindur që kur t'u vjen radha, jo mafio-oligarkët Devolli apo ndonjë tjetër, por as disa biznesmenë që janë të fortë nga paraja nuk do të arrijnë ta shpëtojnë nga burgu që po e pret", vijoi më tutje analisti Dardan Grapci.

(Kosova Sot)