Badallaj: Në shërbim të mafio-oligarkëve dhe krimit të organizuar!

  • 01 November 2017 - 15:51
Badallaj: Në shërbim të mafio-oligarkëve dhe krimit të organizuar!

Edhe sipas analizës së punës katërvjeçare të Shpend Ahmetit nga analisti Reshat Badallaj përfundimisht konstatohet se tani u dëshmua që Shpend Ahmeti për një kohë rekorde, që nuk e ka bërë askush me kaq shpejtësi deri më tani, arriti të futet kaq shpejt dhe kaq thellë në tërë krimin e organizuar në Kosovë dhe jo vetëm.

"Ç´është e vërteta, kjo mua fare nuk më ka habitur. Tani sërish është duke lëvizur gur e dru që të përdorë metodat e tij djallëzore, të mbetet akoma çaush i Prishtinës, sepse hajnia e madhe ia ka lënë ëmbël buzët dhe se kanë shumë projekte pa realizuar, e në anën tjetër ka thasët me para të paluara nga banda më mafioze në tërë Ballkanin, bile edhe në Evropë, që quhet BANDA DEVOLLI", thotë analisti Badallaj. Ai pohon se tani Shpend Ahmeti është i kapur, në siklet të madh, sepse nuk e mendonte që puna do të vijë deri këtu dhe e vetmja armë e tij është propaganda mashtruese dhe gënjeshtare, për t´i hedhur pluhur syve popullit, ndonëse rrenat e tij janë shtjerrë dhe u ka dalë boja."E them këtë sepse tashmë populli i kuptoi, pasi u kap me pelë për dore nëpër jahte tepër luksoze, shumëmilionëshe, duke bërë sevda e marrëveshje të fshehta kriminale, pastaj edhe fluturimet me aeroplan privat, si të ishte një sheik i vendeve arabe, shëtitjet nëpër 'PUB klube' etj.", theksoi Badallaj. Ai po ashtu pohon se Ahmeti veproi gjithnjë prapa shpinës së popullit dhe vetëm për interesat e tij kriminale dhe të grupit të tij.

"Pra, pa e pyetur fare popullin, qytetarin e Prishtinës, i dha shumë leje, tenderë e licenca kësaj bande kriminale serbiane, pa asnjë procedurë ligjore, pronën në zemër të Prishtinës, që ndodhet afër Stacionit të autobusëve. Këtë dallaveraxhinj të nëntokës kriminale për interesa të tyre personale dhe për të pasuruar hajnisht çdo njeri normal e ka kuptuar, që deshën ta fusin minaren në thes, një send që nuk bëhet dot", ka pohuar për gazetën analisti Reshat Badallaj. 

(Kosova Sot)