Miftari: Krimi i organizuar u shtri edhe në parti

  • 01 November 2017 - 16:13
Miftari: Krimi i organizuar u shtri edhe në parti

Analisti Naim Miftari mendon se dosjet përdoren për shantazhe dhe gjithmonë kanë një qëllim dhe nuk është sekret aspak se shumica e kryeprokurorëve dhe prokurorëve kanë dosje mbi të kaluarat e tyre prokomuniste, prandaj edhe shantazhohen dhe blihen lehtë.

Sipas tij, Kosova e pasluftës nuk mund të mburret me asnjë rast te veçantë dhe të madh të zgjedhur gjyqësor, përkundrazi, siç tha Kosova, ka dështuar, por edhe ndërkombëtarët në të gjitha rastet e ndjeshme ose kanë dështuar totalisht ose janë dënuar 'peshqit e vegjël', pra kriminelë të parëndësishëm, por kur vjen radha te bosët e krimit rezultatet janë afër zeros.

"Krimi i organizuar sot është i mbjellë dhe i kultivuar në partitë politike dhe në pushtet, do të thotë në qeveri dhe shumë normale është që krimi i organizuar i përdor e i keqpërdor edhe dosjet e ish-SHIK-ut, SIA dhe aq më pak do të përdorin edhe policinë, gjyqësinë hetuesit dhe përgjimet e AKI-së për përfitime joligjore dhe për çështje private, kjo nuk do koment më shumë kur kundërshtarit politik apo kritikuesit i merren edhe SMS private, që i bën me gruan e vet apo familjarët tjerë, dhe i qiten në media", spikati për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari. 

(Kosova Sot)