Morina: LDK-ja zotohet të reduktojë ministritë

  • 01 November 2017 - 18:28
Morina: LDK-ja zotohet të reduktojë ministritë

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Salih Morina (LDK) vlerësoi se numri i madh i ministrive po bëhet vetëm për të rehatuar militantët e këtij koalicioni qeveritar. "Ky numër aq i madh i ministrive, por edhe i pozitave të tjera të larta politike, si janë zëvendëskryeministrat, ministrat, këshilltarë etj., është tepër i madh dhe është ndërtuar si i tillë ky sistem për të rehatuar një numër të madh të elitës partiake, e cila jeton nga politika dhe përfiton nga ajo", potencoi ai. "Jam i bindur se kur LDK-ja do të qeverisë së shpejti me vendin qysh në fillim të mandatit të saj qeverisës ajo do të zvogëlojë numrin e ministrive dhe posteve të tjera. Sepse, urgjentisht duhet që ta ulim numrin e ministrive", vlerësoi Morina.

(Kosova Sot)