Shefi gjerman kundër dëbimit ë shqiptarit: Atë e kam punëtorin më të mirë

  • 01 November 2017 - 20:28
Shefi gjerman kundër dëbimit ë shqiptarit: Atë e kam punëtorin më të mirë

Xhezo Ajazaj, shqiptari 31 vjeçar, i ardhur në Gjermani tri vite më parë si refugjat, i shtron me pllaka tri banjo brenda një orari pune. “Ai është punëtori ynë më i mirë”, thotë shefi i tij i punës, Martin Habeland, shkruan bild.de.

Por, duket se nuk do të jetë gjatë.

Ajazaj, së bashku me të shoqen, Artiolën dhe tri vajzat e vogla (8 vjeçe, 4 vjeçe dhe 8 muajshe) duhet të kthehet nga ka ardhur, në Shqipëri.

“Ne në vend punishte nuk arrijmë assesi të kuptojmë. Xhezo është një koleg i jashtëzakonshëm, gjithmonë i zellshëm dhe i përpiktë. Përse vallë të dëbohet pikërisht ai dhe jo ata të huaj që janë ndeshur me ligjin”, thotë Habeland.

Xhezo pra ka një punë të rregullt, Artiola planifikon të ndjekë një kualifikim profesional ndërsa fëmijët vijojnë shkollën ose kopshtin ndërsa gjermanishten e flasin më mirë se shqipen. Integrimi pra, plotësisht i suksesshëm e megjithatë është vendosur për dëbimin e tyre.

(Kosova Sot)