Aferat multimilionëshe ia prenë krahët Shpendit të inkriminuar

  • 01 November 2017 - 07:55
Aferat multimilionëshe ia prenë krahët Shpendit të inkriminuar

ANALISTËT KOMENTOJNË KRYETARIN NË LARGIM DHE A DO TË NDODHË RROTACIONI I PUSHTETIT NË KRYEQYTET

Analistët: Balotazhi në një "luftë" kundër krimit, pritet ta fundosë kandidatin e inkriminuar të VV-së!
"Inkriminimi i Shpend Ahmetit u dëshmua haptas me udhëtimet me jaht dhjetë milionësh të të inkriminuarve, vëllezërve Devolli, pastaj me fluturimet e tij me aeroplan privat të biznesmenit Destani për të përcjellë ndeshje futbolli në Itali, i cili ka biznese e prona të privatizuara në Prishtinë, me të cilin Shpendi bëri KUMBARI në dhënien e lejeve ndërtimore në pronën afër Stacionit të autobusëve, pastaj me dhënien në shfrytëzim të pronave të komunës në procedurë jokonkurruese mafio-oligarkëve të tij, për çfarë një kryetar tjetër i një komune po sillet vërdallë që 8 vjet nëpër gjyqe, siç është rasti i Prizrenit", potencoi ndër të tjera analisti Ragip Guraziu

Duke parë dhe analizuar qeverisjen katërvjeçare të kryetarit të Prishtinës në largim, Shpend Ahmetit, oponencën politike në komunën e Prishtinës, edhe analistët politikë theksojnë se kryetari Ahmeti, përveçqë arriti për një kohë super të shpejtë të zhytet thellë në krimin e organizuar, ai gjatë tërë mandatit të tij, por edhe tani gjatë fushatës, po përpiqet të përdorë armën e tij të vetme, propagandën e rrejshme dhe mashtrimin për ta vazhduar edhe një mandat të dytë. Sipas analistëve politikë, për këto katër vjet që mbeten prapa, Prishtina nuk përjetoi ndonjë ndryshim nga qeverisja e Ahmetit, derisa sipas tyre vetëm sa u dëshmua inkriminimi i Shpend Ahmetit edhe haptas, me udhëtimet me jahte të të inkriminuarve, vëllezërve Devolli, pastaj me fluturimet e tij me aeroplan privat të biznesmenit me të cilin bëri KUMBARI në dhënien e lejeve ndërtimore në pronën e privatizuar afër Stacionit të autobusëve, edhe atë për të përcjellë ndeshjet sportive, pastaj me dhënien në shfrytëzim të pronave të komunës në procedurë jo konkurruese, për çfarë një kryetar tjetër i një komune po sillet vërdallë që 8 vjet nëpër gjyqe, rasti i Prizrenit. Ekziston tani edhe një bindje e njohësve të kësaj situate, që sipas tyre arsyeja pse prokuroria po heziton të hapë rastet për krimin e organizuar të Shpend Ahmetit dhe klikës së tij është pikërisht se ai vazhdon të jetën në mbrojtjen e mafio-oligarkëve tanimë të njohur, të tejkriminalizuar, që realisht gjatë 10 viteve të fundit janë lidhur me mafio-politikanët më të tërbuar dhe që veten e shohin gjithnjë "MBI LIGJIN" në Kosovë. Sidoqoftë është një pritje e përgjithshme se Ahmeti kësaj here do të humbë garën në balotazh dhe se gënjeshtrave dhe mashtrimeve të tij do t'u vijë fundi, pa e pasur mundësinë që me të njëjtat të vazhdojë edhe një mandat tjetër tepër kriminal. Edhe kësaj radhe Shpend Ahmeti nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të gazetës "Kosova Sot", siç e bën këtë në vazhdimësi, duke mos përfillur fare ligjet që e obligojnë se duhet përgjigjur dhe duhet të ketë transparencë.

Image

Qeverisje me gënjeshtra e mashtrime

Agim Gashi, nga grupimi i dytë politik i radhitur për Asamblenë komunale të Prishtinës në zgjedhjet e 22 tetorit, thotë me bindje se fitorja e kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi, tanimë është e sigurt mu për faktin se Shpend Ahmeti dhe qeveria e tij kanë dështuar në realizimin e premtimeve të dhëna për mandatin katërvjeçar. "Qytetarët e Prishtinës janë përcaktuar për programin e ardhshëm qeverisës të Arban Abrashit dhe LDK-së. Ata do të votojnë Arban Abrashin. LDK-ja dhe kryetari i ardhshëm i Prishtinës do të bashkëpunojnë me të gjitha subjektet politike për të qeverisur Prishtinën, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të korret suksesi mirë- qeverisës", u shpreh ai për "Kosova Sot". Sipas tij, Prishtina do të dalë nga ngulfatja dhe politika klienteliste dhe eliminuese, nga politika diferencuese dhe militantiste deri edhe kriminale, të cilën e kanë aplikuar Shpend Ahmeti dhe partia e tij. "Ai për plot katër vjet e instaloi institucionin e gënjeshtrës dhe linçimit në komunë dhe i mbushi të gjitha institucionet me militantë të VV-së të sjellë nga të katër anët e Kosovës. Ai i lansoi një mijë e një gënjeshtra për të kaluarën dhe qeverisjen e LDK-së. Dhe, mu për këtë arsye kjo do t'i kthehet si bumerang dhe do t'i shndërrohet në humbje të thelle", theksoi Agim Gashi.

Një fund i turpshëm

Tepër të turpshëm e sheh fundin e keqqeverisjes së Shpend Ahmetit në Prishtinë edhe analisti politik Dardan Grapci. Ai i ka deklaruar gazetës se kryetari në largim i Prishtinës, Shpend Ahmeti, jo vetëm që ka arritur për një kohë të shkurtë të zhytet thellë në krim të organizuar e korrupsion galopant , por ajo çka po përpiqet të bëjë ai tani është një mashtrim edhe më kriminal, e që është përpjekja për t'ia hedhë fajet e dështimit dhe inkriminimit të tij dikujt tjetër. "Kam lexuar diku që Shpend Ahmeti po e fajëson edhe VV-në, sepse siç tha ai me një fjalë ia kanë pru shpirtin deri në fyt. Por, Shpendi duke menduar që mundet me shpëtua nga hetimet e prokurorisë kundër tij, që do të bëhen së shpejti e goxha fuqishëm, është duke ua lënë fajin të tjerëve, por si duket planet ia ka prishur kryethemeluesi i VV-së, Albin Kurti, kur ka kërkuar nga Shpend Ahmeti, por edhe degët e tjera të Kosovës raport në lidhje me zgjedhjet lokale të 22 tetorit", theksoi ai në vijim ."Inkriminimi i Shpend Ahmetit është dëshmuar edhe më përpara, por askush nuk ka guxuar që të flasë haptas në VV, por siç dihet një gabim i tij, i cili është edhe ai për fluturimet me aeroplan privat edhe me jahte luksoze, dhënia e lejeve ndërtimore në mënyrë ilegale DEVOLLËVE etj., e kanë bërë Shpendin të famshëm dhe vetë "NJËSHIN" për dukuritë e këqija kriminale jo vetëm brenda Kosovës, por edhe jashtë saj", thotë ndër të tjera analisti Dardan Grapci. Ai potencon se vonesa e Prokurorisë Speciale që të fillojë të merret seriozisht me hetimin e Shpendit dhe ngritjen e kallëzimit penal nuk ka të bëjë me ndonjë qëllim tjetër, veçse me numrin e madh të rasteve që mund t'i ketë të renditura para Shpendit, prandaj edhe mund të vonohet për pak kohë, deri pas balotazhit."Arsyeja pse prokuroria po heziton të hapë rastet për krimin e organizuar nga Shpend Ahmeti dhe klika është se nuk u ka ardhur radha ende, se jam i bindur që kur t'u vjen radha, jo mafio-oligarkët Devolli apo ndonjë tjetër, por as disa biznesmenë që janë të fortë nga paraja nuk do të arrijnë ta shpëtojnë nga burgu që po e pret", vijoi më tutje analisti Dardan Grapci.

Image

 

Në shërbim të mafio-oligarkëve dhe krimit të organizuar!

Edhe sipas analizës së punës katërvjeçare të Shpend Ahmetit nga analisti Reshat Badallaj përfundimisht konstatohet se tani u dëshmua që Shpend Ahmeti për një kohë rekorde, që nuk e ka bërë askush me kaq shpejtësi deri më tani, arriti të futet kaq shpejt dhe kaq thellë në tërë krimin e organizuar në Kosovë dhe jo vetëm."Ç´është e vërteta, kjo mua fare nuk më ka habitur. Tani sërish është duke lëvizur gur e dru që të përdorë metodat e tij djallëzore, të mbetet akoma çaush i Prishtinës, sepse hajnia e madhe ia ka lënë ëmbël buzët dhe se kanë shumë projekte pa realizuar, e në anën tjetër ka thasët me para të paluara nga banda më mafioze në tërë Ballkanin, bile edhe në Evropë, që quhet BANDA DEVOLLI", thotë analisti Badallaj. Ai pohon se tani Shpend Ahmeti është i kapur, në siklet të madh, sepse nuk e mendonte që puna do të vijë deri këtu dhe e vetmja armë e tij është propaganda mashtruese dhe gënjeshtare, për t´i hedhur pluhur syve popullit, ndonëse rrenat e tij janë shtjerrë dhe u ka dalë boja."E them këtë sepse tashmë populli i kuptoi, pasi u kap me pelë për dore nëpër jahte tepër luksoze, shumëmilionëshe, duke bërë sevda e marrëveshje të fshehta kriminale, pastaj edhe fluturimet me aeroplan privat, si të ishte një sheik i vendeve arabe, shëtitjet nëpër 'PUB klube' etj.", theksoi Badallaj. Ai po ashtu pohon se Ahmeti veproi gjithnjë prapa shpinës së popullit dhe vetëm për interesat e tij kriminale dhe të grupit të tij. "Pra, pa e pyetur fare popullin, qytetarin e Prishtinës, i dha shumë leje, tenderë e licenca kësaj bande kriminale serbiane, pa asnjë procedurë ligjore, pronën në zemër të Prishtinës, që ndodhet afër Stacionit të autobusëve. Këtë dallaveraxhinj të nëntokës kriminale për interesa të tyre personale dhe për të pasuruar hajnisht çdo njeri normal e ka kuptuar, që deshën ta fusin minaren në thes, një send që nuk bëhet dot", ka pohuar për gazetën analisti Reshat Badallaj. 

Propagandë për të mbuluar inkriminimin e thellë në krim të organizuar!

Po aq gjykim kritik ka edhe analisti politik Ragip Guraziu. Sipas tij, propagandat e rrejshme tërë mandatin e tij Shpend Ahmetit po ia tregojnë momentet e fundit të udhëheqjes në Komunën e Prishtinës."Loja e fundit e Shpend Ahmetit, duke përdorur armën e fundit dhe momentin e fundit të vetëm, propagandën e rrejshme dhe mashtrimin, ose "Fake news", u dëshmua katërçipërisht se kryetari në largim i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përveçqë arriti për një kohë super të shpejtë të zhytet thellë në krimin e organizuar, po ashtu gjatë tërë mandatit të tij, por edhe tani gjatë fushatës, po përpiqet të përdorë armën e tij të vetme, propagandën e rrejshme dhe mashtrimin", u shpreh ai."Me këtë u dëshmua katërçipërisht inkriminimi i Shpend Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij edhe haptas me udhëtimet me jahte të të inkriminuarve, vëllezërve Devolli, pastaj me fluturimet e tij me aeroplan privat të biznesmenit Destani, me të cilin bëri KUMBARI pa procedurë ligjore në dhënien e lejeve ndërtimore në pronën e privatizuar afër Stacionit të autobusëve edhe atë për të përcjellë ndeshjet futbolli në Itali, pastaj me dhënien në shfrytëzim të pronave të komunës në procedurë jokonkurruese, për çfarë një kryetar tjetër i një komune po sillet vërdallë që 8 vjet nëpër gjyqe, siç ishte rasti i Prizrenit", potencoi analisti Guraziu."Tani po na dëshmohet edhe arsyeja pse Prokuroria Speciale po heziton të hapë rastet për krimin e organizuar të Shpend Ahmetit dhe klikës së tij, e kjo është pikërisht se ai vazhdon të jetë nën mbrojtjen e financave të mafio-oligarkëve tanimë të njohur për opinionin, të tejkriminalizuar , që realisht gjatë 10 viteve të fundit janë MBI LIGJIN në Kosovë dhe të cilëve mbrojtjen dhe paprekshmërinë po ua siguron e garanton edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës",vijoi më tutje për gazetën analisti Ragip Guraziu. 

(Kosova Sot)