Gjyshja shërohet nga kanceri me vaj kanabisi

  • 01 November 2017 - 21:32
Gjyshja shërohet nga kanceri me vaj kanabisi

Një gjyshe me dhjetë nipa e mbesa thotë se tumori në gjirin e saj është zvogëluar sa një e teta e madhë- sisë së tij fillestare, që nga koha kur ajo filloi të merrte vaj kanabisi. Pas vënies së diagnozës, mjekët i kishin thënë Lin Coxon-it se ajo duhej të merrte trajtim agresiv, duke përfshirë edhe tetë raunde të kimioterapisë, por tani ajo nuk ka nevojë që t'i nënshtrohet një trajtimi të tillë. Kësaj 69-vjeçareje kanceri i ishte përhapur edhe në nyjat limfatike, por edhe ato vatra të tumorit tanimë janë përgjysmuar në madhësi.

Shkencëtarët janë duke studiuar efektin e kanabisit te trajtimi i minjve me kancer

Rasti i saj ka ngjallur interesimin e shkencëtarëve në Universitetin "St George" të Londrës, ku shkencëtarët janë duke studiuar efektin e kanabisit te trajtimi i minjve me kancer. Lin, nga Derbi i Britanisë, thotë se nuk e ka pasur të lehtë që të dilte publikisht me rastin e saj, por këtë e ka bërë që t'iu japë shpresë të tjerëve,të diagnostikuar me këtë sëmundje. 'Nuk mund të them që vaji i kanabisit do t'iu ndihmojë të gjithëve, por përvoja ime tregon se ia vlen që të provohet. Mendoj se njerëzit nuk kanë çka të humbin, sidomos nëse janë në pritje të kimioterapisë".

Tumori i saj me të vërtetë është zvogëluar

Lin është vetëm njëra prej rasteve me kancer, që thonë se terapia me vaj të kanabisit ua ka përmirë- suar prognozën. Studimet sugjerojnë se përbërësit e kanabisit mund t'i vrasin disa lloje të qelizave malinje, në kushte laboratorike. Por, ekspertët tërheqin vërejtjen se ende nuk ka dëshmi përfundimtare rreth efektit të kanabisit te kanceri te njerëzit. Lin është trajtuar me vaj kanabisi, i cili mund të blihet legalisht, meqë nuk përmban komponentin i cili shkakton gjendjen "high", që shihet te të droguarit. Plaka thotë se, falë terapisë me vaj kanabisi, ka vendosur që të mos iu nënshtrohet formave të tjera të terapisë, edhe pse mjekët i kanë thënë ndryshe. Ajo që nuk mund të mohohet, është se tumori i saj me të vërtetë është zvogëluar dhe është bërë më i butë. Përpos te kanceri, vaji i kanabisit është raportuar të jetë i dobishëm edhe për trajtimin e artritit, depresionit, sklerozës multiple dhe sëmundjeve të tjera.

(Kosova Sot)