Aksident në Pejë, vdes një person

  • 01 November 2017 - 23:13
Aksident në Pejë, vdes një person

Një aksident trafiku me pasoja fatale është raportuar të këtë ndodhur pasditen e sotme në Nabergjan të Pejës.

 

“Mundem vetëm ta konfirmoj se një person ka ndërruar jetë. Kjo ka ndodhur pasi vetura ka goditur atë, teksa ishte duke e vozitur një biçikletë", ka thënë për mediat elektronike, Xhevat Ibraj, zëdhënës në Policinë e Kosovës, në rajonin e Pejës. 

"Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës. Detajet e tjera për këtë rast do të bëhen publike nesër”, ka treguar Ibraj.

(Kosova Sot)