Arban Abrashi: Shpendi 4 vjet fliste për barazi sociale, e vetë shëtitej me jahte dhe aeroplanë privatë

  • 01 November 2017 - 23:36
Arban Abrashi: Shpendi 4 vjet fliste për barazi sociale, e vetë shëtitej me jahte dhe aeroplanë privatë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, e ka akuzuar për hipokrizi kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh kryetarin aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Abrashi, që me Ahmetin do të përballet në balotazh të zgjedhjeve lokale, më 19 nëntor, ka thënë se kundërshtari i tij ka folur për katër vjet për barazi sociale, ndërsa vetë shëtitej me jahte dhe me aeroplanë privatë.

“Propagon që po merret me barazi, edhe 'ne e shesim Q7’shin, e heqim luksin', mandej e shohim nëpër jahte apo aeroplan privat”.

Ai ka thënë se gjatë udhëheqjes së Ahmetit në Prishtinë ka ndodhur një degradim i qeverisjes dhe i menaxhmentit në përgjithësi në Komunën e Prishtinës. 

(Kosova Sot)