Kisha akuzohet për 1 mijë raste të abuzimeve seksuale me fëmijë

  • 02 November 2017 - 10:20
Kisha akuzohet për 1 mijë raste të abuzimeve seksuale me fëmijë

Numri i akuzave për abuzim seksual me fëmijë në Kishën Anglikane të Australisë, ka arritur ne më shumë se 1,100 raste. 

Akuzat, që datojnë nga viti 1980 deri në vitin 2015, janë bërë ndaj 569 figurave të kishës, duke përfshirë 247 klerikë të lartë, shkruan “Business Times”.

Kisha Anglikane ka pranuar se është duke u përpjekur të mbajë viktimat “sa më të qetë” për të mbrojtur reputacionin e saj.

Kryepeshkopi i Melburnit, Filip Freier, tha se ishte "thellësisht i turpëruar" nga përgjigjet e kishës mbi këtë skandal.

"Dua t’i shpreh me pikëllim të thellë turpin dhe ngushëllimet e mia të gjithë të mbijetuarve dhe viktimave që janë detyruar të heshtin", tha ai.

(Kosova Sot)