Vendimi për “Lagjen e trimave”, avokatja komenton pritjet e vendimit

  • 02 November 2017 - 11:33
Vendimi për “Lagjen e trimave”, avokatja komenton pritjet e vendimit

Gjykata Penale e Shkupit sot duhet ta kumtojë aktgjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Aktgjykimi për këtë rast duhej të sillej më 17 tetor, por u anulua për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të MPB-së.

Në lidhje me aktvendimin që duhet të sillet sot, avokatja mbrojtëse e të akuzuarve në “Lagjen e trimave”, Artene Ademi u shpreh se nuk pret vendim të drejtë.

Prej një procesi të padrejtë, nuk pres vendim të drejtë”, tha Ademi para Gjykatës Supreme.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Portalb.mk, forca të shumta e kanë rrethuar ndërtesën e gjykatës ndërsa helikopterë të shumtë qarkullojnë që nga mëngjesi mbi territorin e Shkupit.

Para gjykatës janë mbledhur edhe familjarët e të gjykuarve në rastin e “Lagjes së trimave”.

Përndryshe, Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë 37-të të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist. Avokatët e të akuzuarve, nga ana tjetër, kërkojnë aktgjykime për lirim, pasi që sipas tyre ka mungesë të dëshmive për vepër të kryer penale.

Më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

MPB kumtoi se për shkak të mbajtjes së seancës gjyqësore për “Lagjen e trimave” komunikacioni rreth objektit të Gjykatës Themelore Shkup përkohësisht do të rikahëzohet.

“Në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup do të mbahet seancë gjyqësore për ngjarjet lidhur me ‘Lagjen e trimave’. Për këtë arsye komunikacioni në rrugët nëpër të cilat do të kalojnë të akuzuarit dhe rrugët përreth ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkup, përkohësisht do të rikahëzohet për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion”, theksohet në kumtesë.

(Kosova Sot)