Policia jep detaje shtesë për vrasjen e djeshme në Gjakovë

  • 02 November 2017 - 11:40
Policia jep detaje shtesë për vrasjen e djeshme në Gjakovë

Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka dhënë detaje për vrasjen e djeshme që ka ndodhur në Gjakovë.

Sipas policisë, i dyshuari për vrasjë është paraqitur në polici dhe ka deklaruar motivet që kanë bërë të qëllojë viktimën.

“Rr. “Xhafer Lipovci”, Gjakovë 01.11.2017 – 09:40. I dyshuari mashkull K-Shqiptar është paraqitur në stacion policor dhe ka deklaruar se për motive të ulëta ka qëlluar me armë zjarrit viktimën mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole me 5 fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)